Diplomati shqiptar: Banjska zgjoi Perëndimin për planet e Rusisë, drejtori i CIA-s frenoi entuziazmin e Vuçiq

Drejtuesit e shtetit të Kosovës, por edhe ambasadorë të huaj, përfshirë atë amerikan dhe gjerman, përkujtuan 1-vjetorin e sulmit terrorist kundër Policisë së Kosovës në Banjskë. 24 shtatorin e shkuar nga një grup i serbëve të armatosur mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Arben Çejku, diplomat, ish-ambasador, u shpreh se Banjska zgjoi strukturat amerikane dhe europiane për rrezikun e shtrirjes së konfliktit rus në Ballkan. “Po ashtu, kjo shërbeu edhe si një inkurajim për shtetin e Kosovës për t’u shtrirë drejt veriut. Sa e vërtetë kjo ka qenë, mbetet një temë diskutimi”, tha Çejku në A2.
Më tej, ish-ambasadori u shpreh se duhej ardhja e drejtorit të CIA-s për t’i dhënë fre gjithë atij entuziazmi panserb kundër Kosovës.

“Më mirë do të ishte që Kosova të kishte thënë, “ne nuk ulemi për dialog pa dorëzuar Radoiçiç”. Nuk u përfitua diplomatikisht, a nga mungesa e eksperiencës, a për ta ruajtur këtë ngjarje për fushatë, kjo është një çështje që ha diskutim. Në tërësi, Kosova nuk e shfrytëzoi si duhej, madje duke përfituar nga kjo dobësi e Kosovës, Vuçiç ngriti një retorikë të viktimizimit të serbëve në Kosovë, derisa shkoi te kuvendi panserb. Duhej ardhja e drejtorit të CIA-s për t’i dhënë fre gjithë këtij entuziazmi panserb kundër Kosovës. Rreziku mbetet atje, edhe për shkak të gjatësisë së kufirit që është mbi 400 kilometra dhe Kosova nuk mund ta kontrollojë si duhej”.

Ai kritikoi edhe qasjen e Shqipërisë për rastin e Banjskës. “Kam vërejtje edhe për qasjen e Shqipërisë në këtë drejtim. Ne duhet të jemi atje jo thjesht se ata janë vëllezërit tanë, pse Albin Kurti është ky… nëse kjo ngjarje do të kishte ndodhur edhe në Maqedoni apo Mal të Zi ku cenohet siguria, nuk mund ta anashkalojmë nga kompleksi i vëllazërisë. Përderisa kemi njohur Kosovën si shtet duhet ti adresojmë problemet e sigurisë”, tha Çejku.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here