Skuadra e Sparta Prague shënoi një fitore të madhe në shtëpi ndaj Salzburgut me rezultatin 3:0 në UEFA Champions League.
Qazim Laçi, futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë shënoi një gol tejet të bukur.Pas ndeshjes, ai bëri shaka me lojtarin që i bëri asist te goli (Victor Olatunji).
“Nëse Victor nuk do ma pasonte topin, do e vrisja. Po bëjë shaka, ishte një gol shumë i bukur…”, ka thënë futbollisti shqiptar pas ndeshjes
Kujtojmë që mbrëmë në këtë ndeshje luajtën edhe dy lojtarë tjerë shqiptarë, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani.