Strahinja Bjelica nga Beogradi është vrarë në fushën e betejës në Ukrainë, ku vullnetarisht ka luftuar në krah të forcave ruse.
30-vjeçari u dërgonte shpesh të afërmve të tij foto dhe video nga fusha e betejës dhe në njërën prej tyre thotë se “kanë ardhur për të mbrojtur Kosovën, por në Ukrainë”.
Shikoni bandat. Ne po shkojmë, po punojmë. Njerëzit nuk duan të ulen në shtëpi në paqe, duan të shkojnë në luftë”, thotë Bjelica në vazhdim të videos, duke filmuar tre burra ushtarakë duke ecur para tij.
Pasi vdiq në fushën e betejës, familja e tij publikoi fotot që ai u dërgoi. Mbi to më së shumti pozon me ushtarë të tjerë. Foli edhe babai i tij Gavrilo. E lehtë të qoftë toka jote luftëtari im, engjëjt të ruajnë, kur ne nuk e dinim. Babi të do”, ka shkruar babai i tij në postim.
Nën një postim në TikTok për Strahinjën, ai ka lënë edhe një koment.
“Biri im, jam krenar për ty, ke dhënë jetën në luftë kundër shejtanit dhe të keqes. Ashtu siç më the se do të jem krenar që do të luftoje kundër fashistëve për lirinë dhe kryqin e nderuar”, ka komentuar Gavrilo.
Pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, në Beograd u mbajt seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila preku temën e pjesëmarrjes së qytetarëve serbë në konflikt.
Qeveria është zotuar se do të përmbahet nga nxitja e individëve për të shkuar në luftë, duke thënë se të gjithë qytetarët që nuk respektojnë Ligjin do të sanksionohen. Pjesëmarrja në një luftë në një shtet të huaj është vepër penale në Serbi që nga viti 2014, e dënueshme deri në dhjetë vjet burg.
Sipas të dhënave të Ambasadës së Ukrainës, më shumë se 300 qytetarë të Serbisë kanë shkuar për të luftuar, në anën ruse.