“Rezultati i 2021 të tejkalohet”/ Deputeti i PDK-së i reagon Kurtit: VV do të bie nën 30 për qind

Rezultati i shkurtit 2021 duhet të tejkalohet.Kështu ka deklaruar dje Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme.

Tani për të dalë te zgjedhjet që kemi përpara: nuk kemi pasur asnjëherë më shumë kohë për t’u përgatitur për zgjedhje se sa tani. Nuk kemi pasur asnjëherë më shumë mbështetje nga populli sesa tani. Andaj edhe rezultati i shkurtit 2021, duhet të përsëritet, e të tejkalohet”, ka shkruar Kurti në Facebook.E, këtë deklaratë e ka quajtur joserioze deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Kurti s’ka qenë në nivel të detyrës në këto katër vjet dhe përgjigjen do ta marrë me 9 shkurt, derisa ajo do ta çojë në opozitë.“Sa i përket deklaratave të z.Kurti, nuk i konsideroj serioze sepse edhe vet puna e z.Kurti gjatë këtyre katër viteve nuk ka qenë në nivel të detyrës, nuk i është përmbajtur premtimeve që i ka dhënë dhe qytetarët janë zhgënjyer me të sepse është i vetmi kryeministër që asnjë kauzë prej që ka ardhur në pushtet nuk i ka qëndruar pas pasi është bërë kryeministër. Edhe në zgjedhjet lokale ka bërë thirrje të tilla z.Kurti por e ka marrë përgjigjen e qytetarëve dhe një përgjigje do ta ketë me 9 shkurt, e cila përgjigje do ta çojë aty ku e ka vendin, e vendi i z.Kurti është në opozitë”, shprehet deputeti.
Sipas tij, VV do të bie nën 30 për qind të votave dhe jo siç po pretendojnë t’i marrin 60 për qind.“Vetëvendosje do të kthehet në shtratin e votave të tyre reale që i ka, diku do të jetë nën 30 për qind, sepse të njëjtat personalitete që tani po pretendojnë se do t’i marrin tani 60 për qind, kanë thënë në atë kohë se do t’i marrin 80 për qind komunat dhe e kemi parë se sa komuna i ka marrë. Janë deklarime të fushatës që nuk i kisha marrë seriozisht”, vlerëson Beqa.

Tutje, deputeti thekson se Kosova ka një kandidat të mirë për kryeministër që është Bedri Hamza, teksa shton se Kurt dhe VV jetojnë në një Kosovë imagjinare.“Mendoj që Kosova e ka një projekt dhe një kandidat të mirë për kryeministër, i cili jeton me problemet që i kanë qytetarët dhe di t’i zgjedhë problemet e tyre, ai është Bedri Hamza, kurse z.Kurti dhe personalitete tjera të VV-së jetojnë në një Kosovë tjetër imagjinare, jo në Kosovën në të cilën ballafaqohemi me probleme ditore qytetarët e vendit tonë”, thekson ai për Gazeta Blic.

Deputeti liston dështimet e Qeverisë, teksa shton se Kurti kërkon t’u hedh hi syve qytetarëve.“Mendoj që ka dështuar në të gjitha fushat, si në aspektin e brendshëm, në luftim të korrupsionit, zhvillim ekonomik, luftim të inflacionit, sundim të ligjit, gjithashtu e ka vënë Kosovën nën sanksione, e ka larguar Kosovën nga sanksionet, e ka vënë Kosovën si agresore dhe Serbinë si viktimë dhe të njëjtën kohë prapë kërkon që t’u hedh hi syve qytetarëve. Mendoj se janë deklarime vetëm për fushatë dhe asgjë më shumë. Secila parti ka subjekte që s’janë hiç në Parlament dhe kanë deklarime të ngjashme me z.Kurtin, që s’mund ta kalojnë as pragun”, deklaron deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa./Gazeta Blic/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here