24 shtatori do ta gjejë Kosovën me aktakuzë për rastin Banjskën. Dy javë pa u bërë saktësisht një vit nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës atje, Prokuroria Speciale në krye me Blerim Isufajn ka ngritur aktakuzë për këtë rast. Aktakuza është ngritur kundër kryeterroristit Milan Radojiçiq dhe 44 personave të tjerë. Hetimet për këtë rast janë cilësuar si më komplekset që ka kryer ndonjëherë kjo prokurori, mirëpo prokurori i rastit është shprehur i sigurt në punën që ka bërë për aktakuzë. Vonesat për ngritje, Kryeprokurori Isufaj i ka arsyetuar me ekzaminimet e provave jashtë vendit.
Pas hetimeve disa mujore, Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër 45 personave lidhur me rastin Banjska. I akuzuari kryesor është Milan Radojiçiq, i cili publikisht e ka marrë përgjegjësinë për këtë rast.
Vonesën për ngritjen e aktakuzës, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale e arsyetoi me rezultatet e ekzaminimeve që ishin dërguar jashtë vendit.
Pas përfundimit të hetimeve, pas grumbullimit të provave, pas analizimit të secilës prej tyre, duke u mbështetur në dyshimet e mirëbazuara, sot kemi ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 45 të pandehurve të përfshirë në këtë rast. Pranimi i rezultateve të ekzaminimeve të cilat janë kryer jashtë vendit, ishte ndoshta shkaku kryesor i vonesës së kësaj aktakuze”, deklaroi Isufaj në konferencën e thirrur për media.
Hetimet për këtë rast u cilësuan si më komplekset që ka kryer ndonjëherë Prokuroria Speciale nga prokurori i rastit, Naim Abazi. Ai u shpreh i bindur se aktakuza në të cilën ka punuar është “e fuqishme”.
Abazi zbuloi se në hetimet për Banjskën janë përfshirë agjencitë më të mira kombëtare dhe ndërkombëtarë për zbatimin e ligjit.
“Ky rast përfshinë ngritjen e aktakuzës kundër një grupi të strukturuar kriminal i përbërë prej 45 personave, të cilët dyshohen për kryerjen penale që lidhen me veprat kundër rendit kushtetues juridik dhe terrorizmin. Hetimet për këtë rast kanë qenë ndër hetimet më komplekse që ka pasur ndonjëherë kjo prokurori dhe ky proces ka kërkuar hetim intensive ku janë përfshirë agjencitë më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare për zbatim të ligjit”, deklaroi Abazi.
Gjatë hetimeve disa mujore, Abazi tha se janë realizuar 66 intervista me dëshmitarë dhe të pandehur, janë analizuar rreth 120 pajisje elektronike dhe 1 mijë e 266 armë dhe pajisje të tjera, dhe qindra dokumente që përmbajnë prova kritika për këtë rast.
Theksoi se ndër personat që i është ngritur aktakuzë është edhe Millan Radojiçiq.
“Aktakuza përfshin 45 persona që kanë pasur role të ndryshme në këtë grup. Ndër të akuzuarit kryesor është edhe Millan Radojiçiq i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale”, tha Abazi.
Ai zbuloi se gjatë hetimit të këtij rasti kanë pasur ndihmë edhe nga ndërkombëtarët.
Nëpërmjet kërkesave për bashkëpunim juridik drejtuar shteteve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prokurori tha se kanë zbuluar rrugët e financimit të këtij grupi dhe provat për ngritjen e aktakuzës.
“Në kuadër të hetimit kemi bërë dhjetëra kërkesa për bashkëpunim juridik dhe ndërkombëtar duke përfshirë vendet e BE’së, ShBA dhe shtetet e tjera, të cilat kemi arritur të sigurojmë dëshmi të rëndësishme. Këto kërkesa kanë qenë thelbësore për të zbuluar rrugët e financimit dhe për të siguruar prova që ndihmojnë në ngritjen e kësaj aktakuze të fuqishme”, tha Abazi.
Milan Radojiçiq vetë i 45’ti nën aktakuzë të Kosovës për Banjskën pak pa u bërë një vit nga sulmi terrorist
24 shtatori do ta gjejë Kosovën me aktakuzë për rastin Banjskën. Dy javë pa u bërë saktësisht një vit nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës atje, Prokuroria Speciale në krye me Blerim Isufajn ka ngritur aktakuzë për këtë rast. Aktakuza është ngritur kundër kryeterroristit Milan Radojiçiq dhe 44 personave të tjerë. Hetimet për këtë rast janë cilësuar si më komplekset që ka kryer ndonjëherë kjo prokurori, mirëpo prokurori i rastit është shprehur i sigurt në punën që ka bërë për aktakuzë. Vonesat për ngritje, Kryeprokurori Isufaj i ka arsyetuar me ekzaminimet e provave jashtë vendit.
Pas hetimeve disa mujore, Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër 45 personave lidhur me rastin Banjska. I akuzuari kryesor është Milan Radojiçiq, i cili publikisht e ka marrë përgjegjësinë për këtë rast.
Vonesën për ngritjen e aktakuzës, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale e arsyetoi me rezultatet e ekzaminimeve që ishin dërguar jashtë vendit.
“Pas përfundimit të hetimeve, pas grumbullimit të provave, pas analizimit të secilës prej tyre, duke u mbështetur në dyshimet e mirëbazuara, sot kemi ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 45 të pandehurve të përfshirë në këtë rast. Pranimi i rezultateve të ekzaminimeve të cilat janë kryer jashtë vendit, ishte ndoshta shkaku kryesor i vonesës së kësaj aktakuze”, deklaroi Isufaj në konferencën e thirrur për media.
Hetimet për këtë rast u cilësuan si më komplekset që ka kryer ndonjëherë Prokuroria Speciale nga prokurori i rastit, Naim Abazi. Ai u shpreh i bindur se aktakuza në të cilën ka punuar është “e fuqishme”.
Abazi zbuloi se në hetimet për Banjskën janë përfshirë agjencitë më të mira kombëtare dhe ndërkombëtarë për zbatimin e ligjit.
“Ky rast përfshinë ngritjen e aktakuzës kundër një grupi të strukturuar kriminal i përbërë prej 45 personave, të cilët dyshohen për kryerjen penale që lidhen me veprat kundër rendit kushtetues juridik dhe terrorizmin. Hetimet për këtë rast kanë qenë ndër hetimet më komplekse që ka pasur ndonjëherë kjo prokurori dhe ky proces ka kërkuar hetim intensive ku janë përfshirë agjencitë më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare për zbatim të ligjit”, deklaroi Abazi.
Gjatë hetimeve disa mujore, Abazi tha se janë realizuar 66 intervista me dëshmitarë dhe të pandehur, janë analizuar rreth 120 pajisje elektronike dhe 1 mijë e 266 armë dhe pajisje të tjera, dhe qindra dokumente që përmbajnë prova kritika për këtë rast.
Theksoi se ndër personat që i është ngritur aktakuzë është edhe Millan Radojiçiq.
“Aktakuza përfshin 45 persona që kanë pasur role të ndryshme në këtë grup. Ndër të akuzuarit kryesor është edhe Millan Radojiçiq i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale”, tha Abazi.
Ai zbuloi se gjatë hetimit të këtij rasti kanë pasur ndihmë edhe nga ndërkombëtarët.
Nëpërmjet kërkesave për bashkëpunim juridik drejtuar shteteve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prokurori tha se kanë zbuluar rrugët e financimit të këtij grupi dhe provat për ngritjen e aktakuzës.
“Në kuadër të hetimit kemi bërë dhjetëra kërkesa për bashkëpunim juridik dhe ndërkombëtar duke përfshirë vendet e BE’së, ShBA dhe shtetet e tjera, të cilat kemi arritur të sigurojmë dëshmi të rëndësishme. Këto kërkesa kanë qenë thelbësore për të zbuluar rrugët e financimit dhe për të siguruar prova që ndihmojnë në ngritjen e kësaj aktakuze të fuqishme”, tha Abazi.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se është lajm i mirë ngritja e aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë, duke e komentuar më frazën “më mirë vonë se kurrë”.
Ai tha se “supozon që Prokurorisë iu desh gjithë kjo kohë për shkak të numrit të madh të kriminelëve” që kryen aktin terrorist në shtator të vitit të kaluar në Banjskë.
“Sa i përket aktakuzës lidhur me sulmin terrorist prapa të cilit qëndron Serbia, i cili u bë në Banjskë, ky po që është lajm i mirë, që nuk dua të jap kritika të tjera më pastaj pse u vonua kaq shumë. Fraza më e mirë që i shkon këtij lajmi është: më mirë vonë se kurrë. Po supozoj që Prokurorisë i është nevojitur gjithë kjo kohë për të kompletuar dosjen e aktakuzës sa i përket gjithë atij numri të madh të kriminelëve që ishin të përfshirë drejtpërdrejt në këtë sulm”, deklaroi Konjufca para gazetarëve.
Prokuroria Speciale është përballur tash e sa muaj me kritika për vonesën në ngritjen e aktakuzës.
Kryeministri Albin Kurti ka drejtuar vazhdimisht kritika për trajtimin e këtij rasti.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, më 14 prill të këtij viti, Kurti kishte thënë se edhe po të ishte java e tretë pa aktakuzë do të duhej të problematizohej kjo çështje.
“Këtu, më duhet të sjellë ndërmend që sot po hymë në javën e 30 prej kur kryekrimineli Milan Radoiçiq, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar ende nuk ka aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit tonë për sulmin terrorist që na e vrau, rreshterin, heroin, Afrim Bunjaku. Sulm për të cilin ai pranoi publikisht pjesëmarrjen dhe autorësinë. Edhe java e tretë po të ishte pa aktakuzë do të duhej të problematizohej se lërë më java e 30-të në të cilën hymë sot!”, kishte deklaruar Kurti.
Deklarata të ngjashme Kurti kishte dhënë edhe më herët, ku kishte nxitur reagimin e Këshillit Prokurorial.
KPK i kishte kërkuar Kryeministrit që të qëndrojë larg institucioneve të sistemit prokurorial.
“Rrjedhimisht, KPK-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës që të lejojë të gjitha organet të veprojnë në përputhje me ligjet dhe autorizimet e vlefshme në vend dhe se këto deklarata i quan paraqitje publike të ricikluara të Kryeministrit që kanë përmbajtje tendencioze ndaj institucionit të Prokurori të Shtetit dhe bazohen në veprime jokorrekte, joetike, të padinjitetshme dhe mbi paragjykime dhe hamendësime të shpeshta, të cilat po bëhen në secilin rast që atij dhe anëtarëve të kabinetit të tij iu jepet mundësia”, thuhej ndër të tjera në reagim.
Kritika ndaj Prokurorisë për vonesën e aktakuzës u drejtuan edhe sot nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Ne në vazhdimësi kemi shprehur shqetësimet tona se pse nuk po ngritet aktakuza për kryeterroristin Milan Radoiçiq. Në vitin 2021 ju e mbani në mend që urdhërarresti ishte tërhequr për atë. Ende nuk kemi përgjigje se pse ka ndodhur tërheqja e urdhërarrestit. Ndoshta po të ishte Milan Radoiçiqi në ndjekje nga institucionet aso kohe dhe të mos kishte tërheqje të urdhërarrestit nuk do të kishte ndodhur as sulmi në Banjskë, sepse është e rëndësishme që të jepet një përgjgije, por po ashtu edhe për terroritstët tjerë të cilët kanë qenë pjesë e sulmit terrorist në Banjskë. Kemi shprehur shqetësimet tona sepse dihet qëllimi që ka pasur Serbia, dihet që ai grup terrorist është financuar nga Serbia, është trajnuar atje në bazat e tyre të trajnimit. Prandaj edhe kemi kërkuar një hetim ndërkombëtar për këto baza të trajnimit dhe ne mirëpresim ngritjen e aktakuzave për kryeterroristin Milan Radoiçiq dhe terroristët e tjerë. Më 24 shtator bëhen një vit, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që sa më parë të ndodhë kjo. Sigurisht që pjesa tjetër i takon Prokurorisë Speciale”, tha Haxhiu.
Ndryshe, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, kishte deklaruar në qershor të këtij viti, se për të proceduar me masa ndaj Serbisë për Banjskën, fillimisht duhet të finalizohet raporti i hetimeve.
“Hetimi duhet të përfundohet nga autoritetet e Kosovës. Kjo është diçka që ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe autoritetet e Kosovës janë në krye të hetimit dhe të sigurojnë ose të ndajnë gjetjet e plota të hetimit dhe kjo s’ka ndodhur ende, prandaj nuk mund të procedojmë pa e pasë rezultatin e hetimeve”, kishte deklaruar Stano.