Donjeta Sadiku fiton duelin e parë ndaj kundërshtares tajlandeze

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku e ka nisur në mënyrë fantastike hapjen e Lojarëve Olimpike “Paris 2024”.

Sadiku ka debutuar me fitore në duelin që u mbyll para pak çastesh, duke e mposhtur në meçin e parë tajlandeze, Thamanya Somnuek.

Triumfi ka qenë pas numrimit të pikëve, teksa ishte raundi i tretë ai që e bëri dallimin.

Ky duel ishte në kategorinë -60 kg.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here