Policia e Kosovës e ka konfirmuar se të dielën ka ndodhur një shpërthim në pjesën veriore të vendit, në afërsi të Liqenit të Ujmanit.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Veton Elshani, ka thënë se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale në dy vetura.
Ai nuk e ka specifikuar saktë se për çfarë shpërthimi bëhet fjalë.
Elshani ka thënë se policia është duke u marrë me rastin.
Qytetarë të zonës janë parë në javët e fundit duke u freskuar afër liqenit, pas temperaturave të larta, gati 40 gradë Celsius.
Ndërkaq, KlanKosova ka siguruar videon e momentit të shpërthimit derisa qytetarët po laheshin në Ujman.