15.7 C
Pristina
E martë, 22 Tetor, 2024

Cilat janë rreziqet nga vapa e madhe

Vapa mund ta prekë shëndetin e njeriut në mënyra të ndryshme. Rraskapitja nga vapa, e cila mund të përfshijë marramendje, dhimbje koke, dridhje dhe etje, mund ta prekë secilin dhe zakonisht nuk është serioze, nëse personi freskohet brenda 30 minutave, raporton agjencia.

Pasojë më serioze është goditja nga vapa, kur temperatura në trupin e njeriut shkon në mbi 40,6 gradë. Kjo është gjendje urgjente mjekësore dhe mund të çojë në dëmtim afatgjatë të organeve, por edhe në vdekje. Në mesin e simptomave përfshihen frymëmarrja e shpejtë, hutia ose sulmet ose ndjenja e të vjellit.

Kush është i rrezikuar?
Disa njerëz janë më të rrezikuar, përfshirë foshnjat e vogla dhe personat e moshuar si dhe njerëzit që duhet të jenë aktivë ose më të shpërfaqur ndaj rrezeve të diellit, si personat e pastrehë.

Problemet e ndryshme të shëndetit, përfshirë sëmundjet e frymëmarrjes dhe të zemrës, si dhe diabeti mund ta shtojnë rrezikun dhe të përkeqësohen nga vapa.

Sipas një studimi të vitit 2021 të publikuar në revistën “Lancet”, pak më pak se gjysmë milioni njerëz vlerësohet se vdesin në vit nga vapa e madhe, edhe pse të dhënat mungojnë nga shumë shtete me të ardhura të ulëta. Deri në 61 mijë njerëz mund të kenë vdekur në Evropë gjatë valëve të vapës verën e kaluar dhe ka frikë se kjo mund të përsëritet këtë stinë.

“Valët e vapës janë vrasëse të heshtura dhe të padukshme. Ne shpesh nuk e shohim ndikimin që ato e kanë ndaj shëndetit të njeriut derisa të publikohen statistikat për vdekje shumë muaj më vonë”- tha Liz Stephens, hulumtuese për rrezikun dhe qëndrueshmërinë e klimës në Universitetin e Readingut në Britani.

Rreziqet më pak të qarta
Edhe ndotja e ajrit paraqet rrezik për shëndetin. Efekte serioze mund të vijnë nga tymi i zjarreve në natyrë, përfshirë inflamacionin dhe dëmtimin e indeve.

Vapa mund të shkaktojë edhe peshë të ulët të foshnjave të porsalindura dhe lindje të parakohshme, sipas disa studimeve.

Nga zhegu ka edhe rreziqet të tjera më pak të dukshme. Dr. Vikki Thompson, shkencëtare e klimës në Institutin Meteorologjik Mbretëror të Holandës, thotë se vapa e tepërt shpesh ndikon për shëndet mendor më të dobët si dhe shtim të aksidenteve në trafik e mbytjeve në ujë.

“Valët e vapës janë në mesin e rreziqeve natyrore më vdekjeprurëse”- shtoi ajo.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here