15.7 C
Pristina
E martë, 22 Tetor, 2024

Gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë, policia shpalosë detajet e fundit

Policia e Kosovës ka dhënë detajet e fundit rreth gjuajtjeve me armë zjarri që u shënuan në lagjen Bregun e Diellit rreth orës 21:30.

Sipas autoriteteve, deri më tani nuk raportohet asnjë i plagosur, ndërsa në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja, përcjell Paparaci.

“Rreth orës 21:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, thuhet veç tjerash.

“Nga veprimet e para policore në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Përderisa policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, në të njëjtë kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, kanë thënë tutje nga policia për Paparacin.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here