Moderatori i sportit largohet nga Klan Kosova, përlotet analisti Zeqiri

Moderatori i sportit, Emanuell Syla, është larguar përfundimisht nga Klan Kosova. Mbrëmë ishte emisioni i tij i fundit, pasi përmes kësaj puntate dha edhe lajmin për largim nga ekrani televiziv, shkruan LIG Sport-i.

Gjatë një fjalimi përshëndetës, analisti Arben Zeqiri shpërtheu në lot, pasi vërtet ishte pikërisht gazetari që i bëri të njohur në opinionin sportiv.

Ky ishte mesazhi i fundit si moderator nga Emanuell Syla:

Ky ishte emisioni im i fundit, pasi po largohem nga Klan Kosova.

Me krejt qenien dhe energjinë time kam shërbyer 11 vjet. Falënderues gjithë jetën për të gjithë ju, për shtëpinë Klan Kosova që nuk do të zëvendësohet me asgjë. Nuk mundem pa i veçuar tre persona: Valon Krasniqin, Alaudin Hamitin dhe Gazmend Sylën, si dhe gjithë koleget e kolegët, gjithë mysafirët, e sidomos juve të dashur shikues që keni qëndruar besnik ndaj emisionit Sports Show.

Falënderoj familjen time për mbështetjen, e sidomos gruan time Donën që më ka kuptuar gjithë këta vjet që nuk kam mundur të isha pranë saj dhe fëmijëve secilin vikend.

Faleminderit nga zemra!

Siç kishte thënë Xabi Alonso kur kishte lënë futbollin: “Lived it. Loved it. Farewell beautiful game.”

Jemi një!

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here