Për vrasjen e Durim Bamit, me porosi të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, dyshohet se janë angazhuar “një bandë e tërë”, përfshirë Ervis Martinajn, Astrit dhe Aldo Avdyli, Emiljano Shullazi, etj.
Burime për Anila Hoxhën thonë se pasi flet me informatorin e tij, duke deklaruar se kishte parë Durim Bamin duke lëvizur me një Range Rover, Shullazi i thotë se duhet ta kapin dhe ta vrasin, e të mos presin më.
“Kape **** r***, mos ja zgjat, se jam ktu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me mbaru punë. Ky legeni që është këtë në burg Rraja, (Redjan Rraja) thotrëb që Duri është më i fuqishmi aty, i bën reklamë”, i thotë Shullazi informatorit të tij.