Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mëngjesin e të dielës e ka pritur nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen.
“Faleminderit për pritjen, veçanërisht të dielën”, tha Allen.
Ndërkaq Osmani ia ktheu duke thënë se e diela “është ditë pune për ne”.
Ato do të nënshkruajnë një marrëveshje mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.