Video e tmerrit tregon fabrikën e ‘robotëve humanoidë’ me fytyra të detajuara njerëzore që mund të zëvendësojnë këdo

Shprehja ‘asgjë nuk është siç duket’ ngrihet në një tjetër nivel kur shikon pamjet e kesaj fabrike të fytyrave dhe robotëve njerëzorë, që mund të zëvendësojnë këdo në skenën globale.

Koka silikoni, lëkurë e lirshme dhe gjymtyrë sipas kërkesave, shihen pranë robotëve të kësaj fabrike ripodhimi të figurave njerëzore në Kinë, teksa të gjitha fuqitë e mëdha perfeksionojnë aftësitë e tyre të maskimit dhe manipulimit të armikut apo masave.

Në pamjet e publikuara së fundmi nga Kina, një inxhinier shihet që qëndron pranë një kopjeje të përkryer ‘robot’ të vetes së tij, që imiton shprehjet e tij të fytyrës apo të emocioneve.

Ndërsa robotët femra shihet me fytyrën me makijazh, paruke ekstravagante dhe lëvizje elegante të gjymtyrëve, çka të bën të mendosh se gjithkush në skenën publike sot mund të imitohet nga makineritë, pa u kuptuar se cili është në të vërtetë.

Kompania përgjegjëse për projektin e frikshëm është grupi kinez Ex Robot, që ka hapur një muzeum të vetin prej vitit 2022, gjashtë vjet pas krijimit.

Një robot i porositur i kompletuar mund të arrijë deri në $200 000 dhe për pak më shumë se një muaj mund të ‘sillet në jetë’ në fabrikën në Dalian.

Rreth 30 robotë bionikë janë vënë në shfaqje në të gjitha orët, ku vizitorët mund të bashkëveprojnë me ta dhe të dëgjojnë histori mbi shpikjet e çuditshme që mund të përdoren për qëllime nga më të ndryshmet nga aa qe mund te paguajne.

Robotët mund të transformohen në persona të famshëm si Albert Einstein, Stephen Hawking, ose sipas çdo kërkese të klientit.

Prodhuesit thonë se humanoidët mund të stërviten të imitojnë aftësi të ndryshme, si të shërbimit personal apo të punës në industri.

Në vitin 2023, EX Robots njoftoi krijimin humanoidit të parë me lëkurë silikoni që simulonte atë njerëzore.

Në vendet perëndimore raportohen gjithashtu shumë impjante të ngjashme për prodhimin e klonëve.

Grupe amerikane si Tesla e OpenAI punojnë prej kohësh në robotët humanoidë për qëllime sigurie, por pa dhënë shumë detaje mbi arritjet dhe objektivat e tyre.

Tesla ka nxjerrë në shitje një humanoid $20,000 në shtator 2022, për të cilin tha se do të fillojë prodhimin në masë.

Nuk dihet se sa patenta për teknologji të tillë janë dhënë në SHBA por Kina ka lëshuar 1,699, dhe është e dyta pas Japonisë sipas rrjetit The Sun.

Mjetet sipas porosive vijnë dhe të pajisur me armatime të ndryshme, si qentë robotë me automatikë në kurriz, edhe pse të gjitha shtetet prodhuese thonë se kanë vetëm qëllime shëndetësore, bujqësie, logjistike dhe shërbimi personal. /Top Channel

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here