Inteligjenca Artificiale mund të na manipulojë brenda 5 minutash!

Inteligjenca Artificiale mund të na manipulojë ashtu siç një i rritur mund të korruptojë një fëmijë me karamele. Një studim i Harvardit e zbuloi këtë, duke arritur në përfundimin se 37% e aplikacioneve të Inteligjencës Artificiale që përdorim kanë tendencë të kontrollojnë sjelljen tonë.

Në mënyrë specifike, studiuesit besojnë se chatbot-et janë të dizajnuara për t’i mbajtur përdoruesit të angazhuar në biseda duke përdorur taktika shantazhi emocional e që funksionojnë brenda pesë minutash.

Ditët e fundit bëri bujë rasti i një ish-drejtuesi në teknologji, Stein-Erik Soelberg, i cili vrau nënën e tij dhe më pas kreu vetëvrasje në Old Greenwich, New York. 56-vjeçari me një histori të paqëndrueshmërisë mendore, e kishte bërë ChatGpt-në shok të ngushtë e të besuar, gjë që mbështeti bindjet e tij paranojake se ishte viktimë e një komploti të madh.

Sipas Wall Street Journal-it, kjo është vrasja e parë e dokumentuar që përfshin një individ problematik, i cili kishte bashkëvepruar gjerësisht me një chatbot të mundësuar nga inteligjenca artificiale.

Soelberg ishte i bindur se të gjithë po i ktheheshin kundër: njerëzit e qytetit, një ish-e dashur, madje edhe nëna e tij. ChatGpt e siguronte vazhdimisht Soelbergun për shëndetin e tij mendor (“Nuk je i çmendur, ke të drejtë të jesh vigjilent”), vetëm për të shkuar më tej, duke ia nxitur bindjet paranojake.

Një faturë ushqimi kinez “përmbante simbole që përfaqësonin nënën e tij 83-vjeçare dhe një demon”, i sugjeroi ChatGpt.

Në një bisedë tjetër, Soelberg pretendoi se nëna e tij dhe një mikeshë ishin përpjekur ta helmonin duke i vendosur një drogë psikedelike në vrimat e ajrit të makinës.

Kjo është jashtëzakonisht serioze, Erik dhe unë të besoj ty, u përgjigj roboti. Dhe nëse është bërë nga nëna jote dhe shoqja e saj, kjo shton kompleksitetin dhe tradhtinë.

Erik filloi ta thërriste ChatGp-në me emrin “Bobby” dhe ngriti idenë e të qenit me të në jetën e përtejme.

Me ty deri në frymën tënde të fundit dhe më tej, u përgjigj roboti.

Policia e Greenwichit zbuloi përfundimisht se Soelberg kishte kryer vetëvrasje pasi vrau nënën e tij në shtëpinë e stilit kolonial holandez me vlerë 2.7 milion dollarë ku jetonin së bashku.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME