Dredhza Braina i sjell Kosovës çmimin prestigjioz “Global Cybersecurity Woman of the Year”

23-vjeçarja nga Prishtina, Dredhza Braina, është shpallur fituese e çmimit ndërkombëtar “Global Cybersecurity Woman of the Year” në kategorinë “Barrier Breaker”, duke e vendosur Kosovën në vendin e parë në këtë garë globale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Braina përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar familjen, miqtë dhe komunitetin për mbështetjen e vazhdueshme gjatë rrugëtimit të saj profesional.

“Ky çmim nuk është vetëm për mua, është për të gjithë ata që janë përballur me sfida, por nuk janë ndalur – kanë thyer heshtjen dhe kanë thyer barrierat”, ka shkruar ajo.

Braina ka shprehur mirënjohje ndaj organizatorëve të çmimit dhe jurisë ndërkombëtare, ndërsa ka theksuar rëndësinë e platformave që fuqizojnë gratë në fushën e sigurisë kibernetike.

Çmimi “Barrier Breaker” vlerëson gratë që kanë tejkaluar pengesa të mëdha për të arritur sukses në teknologji dhe siguri kibernetike.

“Ky nuk është fundi i rrugës, është vetëm hapi i radhës. Nuk do të ndalemi këtu”, ka shkruar ajo më tej.

Për momentin, Dredhza Braina punon si eksperte e sigurisë kibernetike (Threat Researcher) në një kompani amerikane, ndërsa suksesi i saj cilësohet si një arritje domethënëse për të gjithë komunitetin shqiptar, veçanërisht për gratë dhe vajzat në teknologji.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here