Yjet e Hollivudit mblodhën mbi 12 milionë dollarë për fëmijët që jetojnë në varfëri

Yje të shumtë të Hollivudit ishin pjesëmarrës në eventin e Baby2Baby, që është një organizatë jofitimprurëse për fëmijët e varfër.

Kim Kardashian, Miranda Kerr, Hailey Bieber, Olivia Wilde, Jessica Alba ishin vetëm disa nga yjet që së bashku mblodhën më shumë 12 milionë dollarë.

‘’Meqë jemi në një kohë kaq të vështirë në botë, ndihem shumë mirë që jam pjesë e diçkaje kaq pozitive, ku të gjithë kemi mundësinë të japim diçka”, tha Kardashian.

Organizata ka shpërndarë më shumë se 375 milionë artikuj thelbësorë, duke përfshirë pelenat, ushqimin dhe veshjet për fëmijët që jetojnë në varfëri.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights