Një tjetër sukses ndërkombëtar për një artiste shqiptare!
Kënga e saj, e cila pritet të publikohet së shpejti dhe të jetë një hit ndërkombëtar, tani është pjesë e fushatës së re të parfumit nga marka prestigjioze Escada.
Jo vetëm kaq, por këngëtarja është bërë edhe imazh i këtij parfumi, duke sjellë një kombinim të muzikës, stilit dhe elegancës që e karakterizon.
Kompania Escada është duke u përgatitur për një fushatë të madhe globale gjatë këtij muaji, e cila pritet të dominojë rrjetet sociale dhe hapësirat publike me reklama të printuara në çdo cep të botës.
Me këtë hap të madh, artistja shqiptare jo vetëm që dëshmon ndikimin e saj të jashtëzakonshëm në industrinë e muzikës, por edhe fuqinë e saj si një ikonë mode dhe bukurie në skenën ndërkombëtare.
Kujtojmë që në vitin 2019, imazh dhe mbasadore e këtij brendi ka qenë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. /Telegrafi/