Linda: Burri im e di që i pëlqej femrat, kam pasur një të dashur bukuroshe nga Prishtina

Orientimi seksual i Lindës është komentuar shpesh nga banorët e “BBVK”.

Kjo u komentua edhe mbrëmjen e kaluar në darkën e nominimeve, shkruan lajmi.net.

“Pse në ‘Prime’ e ke mohuar që je biseksuale, kurse në biseda me banorët ke thënë që je?”, ka qenë një pyetje që i është bërë këngëtares Linda Halimi.

“Kam eksploruar para se me qenë e martuar. Gjithsesi, unë e kam pasur një të dashur shqiptare të Prishtinës shumë të bukur dhe burri im e di që unë i pëlqej femrat”, është përgjigjur këngëtarja nga Vitia.

Kjo pyetje vjen si pasojë e spektaklit të para një jave, ku ajo ishte ngacmuar Santiana se nëse i pëlqenin femrat, dhe Linda e pranoi publikisht se para se të martohej ka qenë në lidhje edhe me persona të gjinisë së njëjtë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here