Sekreti i Jessica Simpson për vokal të mirë? Sperma e gjarprit. Në një “Reels” në Instagram që ndau gjatë fundjavës, Simpson tha se po merrte një suplement si shurup për ta ndihmuar me performancën e saj vokale. “Ata thonë: ‘Çfarë po pi?’ Është kjo barishte kineze. Unë nuk e di. Trajneri im i vokalit më tha ta pi atë. Pas një kërkimi në Google pamë që është spermë gjarpri. Është si një mjaltë”-tha Simpson, duke qeshur. “Nëse doni një vokal të mirë, duhet të pini spermë gjarpri!”.
Ky zbulim vjen vetëm 10 ditë pasi këngëtarja publikoi EP-në e saj, Nashville Canyon. “Shumë njerëz thonë: ‘Unë nuk e kam dëgjuar vërtet muzikën tuaj në të kaluarën, por ju kam respektuar si këngëtare dhe ndihem sikur kjo është më shumë së gjithçka”-tha Simpson për Rolling Stone përpara albumit. “Për mua, ky është sukses. EP-ja përmbante pesë këngë duke përfshirë “Leave Me”, “Use My Heart Against Me” dhe “Breadcrumbs”. Simpson bëri gjithashtu paraqitjen e saj të parë në skenë që nga viti 2010 në fillim të këtij muaji, duke performuar coverat e “Son of a Preacher Man” dhe “These Boots Are Made for Walkin’” së bashku me interpretimet e këngëve të EP-së së saj gjatë një shfaqjeje në Teksas.
Simpson ka ndarë një mesazh emocional në Instagram, pas ndarjes së saj të dhimbshme nga bashkëshorti Eric Johnson. Këngëtarja dhe ish-ylli i ‘reality TV’ tha se “shpirti i saj është tërhequr në vendin që i takon”, duke shprehur krenari për rrugëtimin e saj mes vështirësive. Në postimin e saj, Simpson shkroi: “Për vajzën që isha, të dua. Për gruan që jam, jam krenare për ty. Për gruan që po bëhem, jam e emocionuar për ty… është KOHA”.