Lotina Haziri dhe reperi Mozzik tashmë dihet se janë bashkë prej disa muajsh, ku po kalojnë një periudhë të mirë në krahët e njëri-tjetrit.
Ata kanë qenë në vëmendje të mediave e publikut që kur u bë zyrtarizimi i romancës së tyre.
Prindërit e moderatores, politikani Lutfi Haziri dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Mika, kanë komentuar raportin që kanë me të dhe takimin e parë.Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) thotë se i ka dëgjuar albumet e fundit të artistit ferizajas.
Haziri thekson se për të janë të jashtëzakonshëm dhe se i pëlqejnë se përcjellin mesazhe.
“Albumet e fundit i ka pasur për mua të jashtëzakonshëm. Më ka bërë që t’i dëgjoj shumë. Edhe bashkëpunimet, por në veçanti porositë, mesazhet e tij. Rap-i e ka fjalorin e vet, mesazhin e vet, më urban më drejtpërdrejtë. Është pjesë e gjeneratës së vet”, u shpreh ai.Mika nga ana tjetër nuk e përjashton mundësinë për një bashkëpunim me Mozzikun.