Humbi kontrollin kur u pyet për fyerjet ndaj UÇK-së: Sheremet Jashari thyen gotën live

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sheremet Jashari, i njohur si “Komandant Klina”, ka shkaktuar një incident gjatë transmetimit të emisionit Kojshia Show, ku ka humbur kontrollin dhe ka thyer një gotë live në studio.

Reagimi i tij i ashpër dhe emocional erdhi gjatë kohës kur po fliste për personat që fyejnë e përdhosin luftën e UÇK-së. Pas këtij veprimi të papritur, moderatori i emisionit ndërhyri me shpejtësi duke tentuar ta ndërpriste transmetimin.

​Ish-luftëtari Jashari ishte i ftuari kryesor i kësaj jave në emision, ku përveç ngjarjeve të fundit u diskutua edhe për të kaluarën e tij. Ai ishte më parë pjesë e procesit gjyqësor ndaj të ashtuquajturit “Grupi i Drenicës”, ku akuzohej për vepra që lidheshin me terrorizëm, proces nga i cili ai dhe anëtarët e tjerë u shpallën përfundimisht të pafajshëm dhe u liruan nga të gjitha akuzat.

​Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë për të parë zhvillimin e kësaj interviste:

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME