Inxhinieri bio-mjekësor Ermand Mertnika flet për transplantin e realizuar të kokës nga një trup në tjetrin.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Mertnika tregoi se Inteligjenca Artificiale sa vjen e zhvillohet nxjerr koncepte të reja po kthehemi nga një epokë të qenit homosapiens, në robo-sapiens.
Të marrësh kokën e një pacienti dhe ta vendosësh në trupin e një pacienti tjetër me një sistem robotik. Krijon dhe impakt të fortë social.
Çudirat e teknologjisë nuk kanë fund. Sistemi i lazerit është shumë thelbësor pasi bën prerje me invazion minimal, ndërsa sistemi lazerik pret edhe mpiks.
Zona e qafës ka fijet nervore, në radhë të parë nervi vagus, arteria karotide, kemi sistemin venoz, matrica e nervave facial që kanë përgjegjëse për mimikat. Është edhe cervikalja.
Sistemi robotik bën edhe prerjen në mënyrë shumë të saktë.
Është shpresë për sëmundjet e pashërueshme, nëse një pacient ka pasur masë tumorale, alzheimer, parkinson, paralizë dhe nëse janë dy pacientë të dy do të ishin dhurues të njeri tjetrit por vetëm njëri do të ishte funksional.
Zhvillimi teknologjik nuk po mendon shumë për aspekte të tjera, siç është identiteti i personit.
Parashikohet që ku zhvillohet brenda tetë vitesh, por mendoj se mund të aplikohet shumë më shpejt.
Inteligjenca Artificiale mund të reduktojë vendet e punës, por ekspertët e mirëkualifikuar do të mbikëqyren nga inteligjenca natyrale.
Se pa u vendosur instrumentet dhe instruksionet, nuk mund të funksionojë. Unë mendoj se inteligjenca artificiale po na vë në risk.