Planet pas planeti, ndiqni këtë javë fenomenin e paharrueshëm qiellor

Për ata që janë të apasionuar pas qiellit, këtë javë do të kenë mundësinë të shohin një fenomen të jashtëzakonshëm.

Shtatë planete – Marsi, Jupiteri, Urani, Venera, Neptuni, Merkuri dhe Saturni – do të jenë të dukshme së bashku në qiellin e mbrëmjes.Ky fenomen, i njohur si “parada planetare”, është një ngjarje e rrallë, dhe do të jetë hera e fundit që shtatë planete mund të shihen njëkohësisht në mënyrë kaq të qartë deri në vitin 2040.

Shansi më i mirë për të parë sa më shumë planete do të jetë menjëherë pas perëndimit të diellit të martën, të mërkurën, të enjten dhe të premten.Katër planetë – Merkur, Venera, Jupiter dhe Mars – do të jenë të dukshëm me sy të lirë. Saturni do të jetë më i vështirë për tu parë, pasi do të jetë shumë pranë horizontit. Për të parë planetët e tjerë – Uranin dhe Neptunin – do të jetë e nevojshme një teleskop.

Pra, përgatituni për një natë të paharrueshme në qiell!

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here