Një zbulim i ri u bë nga NASA e cila njoftoi se ka identifikuar një planet të ngjashëm me Tokën 40 vjet dritë larg. Sipas tyre, planeti mund të ketë shanse që të popullohet me njerëz.
Siç raporton Daily Mail, ekzoplaneti, i quajtur ‘Gliese 12b’, është pak më i vogël se planeti ynë dhe ka një temperaturë prej 41 gradë Celsius.
🪐 DISCOVERY 🔭
A Venus-sized exoplanet with an 'Earth-like temperature' has been spotted just 40 light-years away from us.
The potentially-habitable world, named Gliese 12 b, orbits its host star every 12.8 days and has an estimated surface temperature of 42°C (107°F).
(1/2) pic.twitter.com/NtSgxQ98jp
— Royal Astronomical Society (@RoyalAstroSoc) May 23, 2024
NASA tani po planifikon që të analizojë Gliese 12b për të përcaktuar nëse ai ka një atmosferë të ngjashme me Tokën, gjë që mund të zbulojë nëse ekzoplaneti mund të mbajë temperaturën e duhur për formimin e ujit në sipërfaqen- një kusht i domosdoshëm për jetën. Gliese 12b është përshkruar si “bota më e afërt, më e butë me madhësinë e Tokës deri më sot”.
Kjo gjë e bën një kandidate për eksplorim teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s.