Fosili i një gjitari me dhëmbë të mprehtë që jetoi mes dinosaurëve zbulohet në Angli

Rreth 145 milionë vite më parë, bregdeti në zonën që sot njihet si Dorset, në Angli, ishte një lagunë me ujë të ëmbël, e mbushur me dinosaurë, pterosaura, krokodilë dhe breshka. Mes tyre lëvizte një gjitar i vogël, sa një mi, me dhëmbë shumë të mprehtë.

Studiuesit e përshkruan këtë specie muajin e kaluar në revistën Proceedings of the Geologists’ Association, duke e quajtur Novaculadon mirabilis, nga fjala latine novacula (brisk rroje). Sipas Steven Sweetman, paleontolog në Universitetin e Portsmouth-it dhe bashkautor i studimit, ky gjitar ka qenë ndoshta gjithngrënëse, duke përpunuar si bimë, ashtu edhe mish.

Gjitarë të vegjël, por të suksesshëm

Gjitari Novaculadon mirabilis i përkiste rendit të gjitarëve multituberkulatë, të njohur për tuberkulat e rrumbullakët në dhëmbëKy grup ishte ndër më të suksesshmit mes gjitarëve të lashtë, duke jetuar krah dinosaurëve gjatë ‘periudhës’ Mezozoike, nga 252 deri në 66 milionë vite më parë. Megjithëse nuk kishin lidhje me minjtë, ata kishin një rol të ngjashëm në ekosistem: ishin ishin ushqim i lehtë për grabitqarët, shpërndanin fara dhe mbanin nën kontroll insektet.

Fosili u zbulua në një shkëmb pranë plazhit në Dorset, me nofull pothuajse të plotë dhe shumicën e dhëmbëve ende të paprekur. Shkencëtarët përdorën skanim me rreze X për të nxjerrë pamje digjitale të dhëmbëve pa dëmtuar fosilin. Gjendja e tij e paprekur tregon se kafsha kishte ngordhur aty ku wshtw gjetur, pa u zhvendosur nga ujërat.

dhembet e gjitarit Novaculadon mirabilis
Modeli 3D i dhëmbit u krijua nga skanimet e fosilit.

Gjitari Novaculadon mund të ketë qenë aktiv gjatë natës dhe të ketë jetuar në mënyrë të ngjashme me minjtë e zakonshëm të sotëm. Sipas Steve Brusatte, paleontolog në Universitetin e Edinburgut, ai ishte “i mirëpërshtatur me stilin e vet të jetesës” dhe gjitarët e kësaj kohe ishin të aftë të jetonin nëntokë për t’iu shmangur grabitqarëve të mëdhenj.

Ky stil i fshehtë jetese i ndihmoi multituberkulatët të mbijetonin zhdukjen e quajtur Kretake–Paleogjen, një ngjarje katastrofike 66 milionë vite më parë që zhduku rreth 75% të specieve në Tokë, përfshirë dinosaurët jo-shpendë. Pas kësaj periudhe, ata u përhapën gjerësisht, dhe fosilet tregojnë mbi 200 specie të këtij grupi, nga madhësia e një miu deri te madhësia e një brejtësi të madh si kastori, të gjetura pothuajse në të gjithë botën, janë dëshmi e suksesit të tyre pas zhdukjes së dinosaurëve.

Arsyeja pse këta gjitarë u zhdukën rreth 30 milionë vite më parë ende nuk dihet. Disa studiues mendojnë se ata u konkurruan nga brejtësit modernë ose se grupet e tjera të gjitarëve ishin më të afta të mbronin të vegjlit e tyre. “Është e çuditshme që sot nuk kemi multituberkulatë, edhe pse ata arritën diçka që shumë pak gjitarë e bënë: mbijetuan pas zhdukjes së dinosaurëve,” tha Ornella Bertrand nga Instituti Katalanas i Paleontologjisë. /Inteligjenca n’3D

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here