Çka është inteligjenca? – Sqarimi shkencor nga Prof. Jahja Koka

Në një ligjëratë për platformën “Inteligjenca n’3D”, astrofizikani Jahja Koka ofroi një sqarim të thjeshtë dhe shkencor mbi një nga konceptet më sfiduese të kohës sonë – inteligjencën. Ai shpjegoi sesi njohja dhe përpunimi i informacionit lidhen ngushtë me këtë aftësi njerëzore, duke e krahasuar me mënyrën si funksionon inteligjenca artificiale.

Koka tha se një nga mënyrat më të thjeshta për ta përkufizuar inteligjencën është aftësia për të gjetur zgjidhje në situata të reja. Ai e cilëson këtë si një formë të inteligjencës natyrore, e cila përfshin procese të njohjes dhe përpunimit të informacionit.

“Aftësia e njeriut për të gjetur situata të reja mund të definohet jetë një nga definicionet e mundshme të inteligjencës. Dhe natyrisht kjo është inteligjenca natyrore dhe një prej proceseve të mundshme inteligjente është njohja”, shpjegon Jahja Koka.

Duke folur për procesin e njohjes, ai ofroi një shembull konkret nga perceptimi vizual: mënyra se si ne shohim objektet dhe i njohim ato është rezultat i përpunimit të informacionit nga truri, një proces që tashmë po imitohet edhe nga inteligjenca artificiale.

“Ja për shembull, është një objekt para meje këtu dhe arsyeja pse po e shoh atë objekt ose ju si objekt më shihni mua, arsyeja pse më shihni, ngase drita i merr informacionet prej fytyrës sime dhe i bart atje te syri juaj, vijnë në rrethinën e syrit tuaj, në pjesën laterale, në korteks, dhe përpunohet dhe rekognizohet atje. Ky është një proces që quhet rekognizim apo njohje”, sqaron ai.

Sipas Kokës, ky proces i njohjes është jo vetëm pjesë e trurit të njeriut, por është aplikuar edhe në kompjuterët optikë, ku pionier ishte shkencëtari David Casasent.

“Është lëmi shkencor procesi i rekognisimit, por që realizohet edhe me inteligjencë artificiale. Këtë e ka zbuluar David Casasent, si zbulues i kompjuterit optik. Prandaj, kompjuteri qenka fjalë kyçe”, shton Jahja Koka. /Inteligjenca n’3D

Deklaratën e plotë të astrofizikanit Jahja Koka në Inteligjenca n’3D, e gjeni në videon më poshtë:

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here