Chrysalis: Anija Kozmike 36 Milje e Gjatë Që do të Dërgojë Njerëzit në Alpha Centauri

Një dizajn ambicioz për një anije kozmike shumë-gjeneracionale, të quajtur Chrysalis, ka marrë vëmendjen e inxhinierëve dhe entuziastëve të hapësirës. Kjo anije masive, e gjatë 36 milje (58 km), është projektuar për të transportuar deri në 2,400 njerëz në një udhëtim 400-vjeçar drejt sistemit yjor më të afërt me tonin, Alpha Centauri.

Sipas inxhinierëve që propozuan projektin në konkursin “Project Hyperion Design”, udhëtimi 25 trilion milje (40 trilion km) do të thotë që shumë prej banorëve të saj do të njohin vetëm jetën brenda anijes. Për këtë arsye, dizajni i Chrysalis është një mini-botë në vete, që synon të sigurojë një mjedis të qëndrueshëm dhe të pasur për breza të tërë. Anija do të siguronte gravitet artificial përmes rrotullimit të vazhdueshëm.

Për t’i përgatitur banorët për këtë jetë të izoluar, plani parashikon që gjeneratat e para të jetojnë për 70 deri në 80 vjet në një mjedis të izoluar në Antarktidë.
Struktura e Chrysalis është imagjinuar si një “kukull ruse” me disa shtresa rreth një bërthame qendrore. Çdo shtresë ka një funksion specifik:
* Shtresa e brendshme: Prodhim ushqimi, duke kultivuar bimë, kërpudha, insekte dhe blegtori, si dhe duke ruajtur biodiversitetin me pyje tropikale dhe boreale.
* Shtresa e dytë: Hapësira komunitare, duke përfshirë parqe, shkolla, spitale dhe biblioteka.
* Shtresa e tretë: Banesa për familjet.
* Shtresa e katërt: Fabrika për industri të ndryshme si riciklimi dhe prodhimi.
* Shtresa e jashtme: Magazina për burime dhe pajisje, ku punët mund të kryhen nga robotë.

Në bërthamën e anijes do të vendosen anijet e shkurtra që do të shërbejnë për të transferuar njerëzit në sipërfaqen e planetit Proxima Centauri b, një eksoplanet i cili besohet se është potencialisht i banueshëm. Këtu do të vendoseshin edhe pajisjet e komunikimit.

Ky projekt ambicioz, edhe pse mbështetet në teknologji që ende nuk ekzistojnë (si reaktorët komercialë të fusionit bërthamor), është vlerësuar si një hap i rëndësishëm në mendimin për udhëtimet ndëryjore. Chrysalis fitoi vendin e parë në konkursin e sipërpërmendur për “koherencën e saj në nivelin e sistemit dhe dizajnin inovativ të strukturës së habitatit modular”. Ky koncept ofron një vizion të thellë për të ardhmen e eksplorimit njerëzor në kozmos./Korrespodenti.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here