Ç’është infertiliteti dhe si funksionon IVF-ja? Dr. Curr Gjocaj sqaron gjithçka duhet të dini

Në një paraqitje për “Inteligjenca n’3D”, gjinekologu Curr Gjocaj foli për infertilitetin, një nga sfidat më aktuale për çiftet sot. Ai shpjegoi se si procedurat e fertilizimit in-vitro (IVF) kanë sjellë një zgjidhje revolucionare, duke ofruar shpresë për ata që vuajnë për të pasur një fëmijë.

Dr. Gjocaj e nis bisedën duke sqaruar se çfarë është infertiliteti – një situatë kur një çift nuk arrin të ketë shtatzëni pas një viti tentativash. Sipas tij, mentaliteti i vjetër që fajësonte vetëm njërën gjini ka ndryshuar falë shkencës, e cila ka dëshmuar se kjo është një problematikë që u takon të dy gjinive.

“Infertiliteti është një situatë kur një çift ka marrëdhënie seksuale të pambrojtura për të paktën një vit dhe nuk kemi shtatzëni. Përpara ka qenë një mentalitet i gabuar, ku është fajësuar ekskluzivisht vetëm njëra gjini, por me zhvillimin e shkencës është parë shumë qartë që kjo problematikë iu takon të dy gjinive”, shpjegon Dr. Curr Gjocaj.

Ai ndan edhe përvojat emocionale të profesionistëve shëndetësorë, që përballen me dy botë kontradiktore, nga njëra anë përballen me kërkesat për të kryer procedura të abortit, dhe nga ana tjetër, çifteve që bëjnë gjithçka për të pasur një fëmijë.

“Ne si profesionistë jemi me emocione të dyfishta në jetën tonë praktike: i aplikojmë procedurat e aborteve dhe, në anën tjetër, kemi një botë tjetër, që aq shumë vuajnë që ta kenë një shtatzëni të dëshiruar. Shumë na bën përshtypje qëndrimi i tyre pro jetës dhe shpresa e madhe që kanë tek profesionistët”, shprehet Gjocaj.

Duke folur për zgjidhjet moderne, ai thekson se procedurat IVF kanë ndryshuar gjithçka. Ai tregon se shkenca tashmë ka mundësuar që procesi i bashkimit të qelizave, i cili normalisht ndodh brenda trupit, të realizohet në kushte laboratorike, duke anashkaluar pengesat natyrore dhe duke krijuar atë që ai e quan “magjia” e IVF-it.

“Një diçka që duhet të ndodhte në formë natyrale brenda trupit të njeriut, tash shkenca e ka mundësuar që atë rrugë, që ka qenë e pamundshme, ta shkurtojë, ta mundësojë që ta bëjë atë bashkim në laborator. Ky është pra suksesi i IVF-it. Një diçka që nuk po mundet në formë natyrale, u bashkua jashtë, dhe këtu është magjia tjetër dhe kryesorja”, tregon ai.

Ai thotë se sot, mijëra fëmijë në botë, përfshirë edhe në Kosovë, janë rezultat i këtyre procedurave. Gjenerata e parë e lindur përmes IVF-it po rritet me shëndet të plotë, duke dëshmuar se shkenca moderne mund të ofrojë zgjidhje aty ku natyra ndeshet me sfida.

Promon e plotë të paraqitjes së Dr. Curr Gjocaj në Inteligjenca n’3D, e gjeni në videon më poshtë:

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here