Studimi/ Dieta ushqimore në fëmijëri përcakton shëndetin e gjithë jetës

Shkencëtarët kanë ekzaminuar dietën e mbi 3000 britanikëve dhe kanë dalë në përfundimin se ushqimet e ngrëna në fëmijëri dhe në moshë të re, ndikojnë në shëndetin e gjatë gjithë jetës. Ata zbuluan se dietat që kishin bazë perimet, fasulet, frutat dhe drithërat ishin më më të mira. Nivelet e larta të antioksidantëve të këtyre ushqimeve dhe yndyrave të pangopura luftojnë substancat e dëmshme në tru, duke ulur kështu propabilitetin e shfaqjes së demencës në të ardhmen.

Përqindja e atyre që hanin dieta të pasura me kripë, sheqerna të shtuar apo bukë të bardhë pësuan aftësi të ulëta njohëse në pleqëri. Shkencëtarët i bazuan gjetjet e tyre në një studim të gjatë britanik që filloi në vitin 1946, i cili gjurmoi dietën dhe shëndetin e 3059 britanikëve nga mosha 4 deri në 75 vjeç. Këshilla për të ngrënë sa më shumë fruta dhe perime nuk është e re, por ky studim sugjeroi se ngrënia tyre herët në jetë kishte një efekt mbrojtës shumë herë më të lartë.

Ndërkaq, fëmijët shpesh marrin energji të tepërt pasi shijojnë ëmbëlsira dhe torta, prandaj shumë njerëz pyesin veten: ‘A është sheqeri fajtor për hiperaktivitetin e tyre?’. “Besimi se sheqeri shkakton hiperaktivitet te fëmijët ekziston prej dekadash dhe ndikon në vendimet e prindërve për ushqimin e fëmijëve. Si nutricioniste dhe neuroshkencëtare, mund të konfirmoj se, megjithëse sasia e tepërt e sheqerit nuk është e dobishme për trurin, provat shkencore nuk tregojnë se sheqeri shkakton hiperaktivitet”,-shkruan Amy Reichelt.

“Studimet kanë treguar se fëmijët që konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara kanë vëllime më të vogla të trurit në zonat kritike si korteksi frontal në krahasim me fëmijët me dieta më të shëndetshme. Pavarësisht kësaj, miti se sheqeri shkakton hiperaktivitet është ende i popullarizuar, i cili daton në vitet ‘70 dhe ‘80” të shekullit të kaluar, shpjegon Reichelt nga Universiteti i Sidneit. Ndërkaq, një mëngjes i mirë është i rëndësishëm jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët. Studimet thonë se ky vakt nuk duhet humbur nga fëmijët.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here