Si ndikon vapa në shëndetin mendor

Valët e të nxehtit si kjo e fundit që ka goditur vendin tone, kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në shëndetin tonë mendor.

Ajo që vërehet në këtë periudhë, thonë mjekët, është se një pjesë e pacientëve I ndërpresin medikamentet me kokën e tyre, pa u këshilluar me ekspertët.

“I nxehti jep lodhje, humbje të energjisë, dhimbje koke dhe mungesë motivimi. Pak a shumë po t’i shohësh të gjitha këto janë edhe shenja të një çrregullimi ankthi apo deri tek çrregullime depresive. Kështu që i nxehti në shumë raste ngatërron problematikat fizike me ato të shëndetit mendor.

Në fakt gjatë periudhës së nxehtë një pjesë e pacientëve hezitojnë të vijnë tek mjeku, të dalin jashtë shtëpisë, për shkak të vapës. Ata që trajtohen nga ne, ndodh që mjekimi dhe I nxehti bashkë, mund të bëjnë që të kenë ulje të tensionit. Prandaj përgjithësisht ne këshillojmë të ulim dozat e medikamenteve, por sigurisht me rekomandimin e mjekut dhe jo duke marrë vendime vetë. Ajo që vërej këto kohë është se pacientët bëjnë kërkesa të tilla si ndërprerja e mjekimit, ka raste kur këmbëngulin ta bëjnë këtë për shkak të lodhjes apo humbjes së energjisë. Por ndërprerja e mjekimit tani, do ta rëndonte situatën duke shkaktuar problematika më të mëdha deri aty sa detyrohemi pastaj të bëjmë shtrime në klinikën e psikiatrisë.

Konsumoni shumë lëngje, ushqim të shëndetshëm, zvogëloni sa më shumë konsumin e alkoolit, duhanit, kafesë, optimalja do të ishte të mos konsumoheshin. Bëni shëtitje jo në orët e vapës dhe mos merrni vetë vendime për të ulur apo ndërprerë ilaçet pa pyetur mjekun”, u shpreh mjekja psikiatre Valentina Asabella.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here