35.6 C
Pristina
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Rastet me coronavirus në rritje, jini të vetëdijshëm për pasojat – thonë mjekët

Numri i personave të infektuar me coronavirus po rritet, tregojnë shifrat e fundit nga instituti i shëndetit publik RIVM.

Kështu raportojnë mediat në Holandë, sipas të cilave, numri i personave të dërguar në spital si pasojë e një infeksioni është rritur gjithashtu në dy javët e fundit, por është nën periudhën ekuivalente të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi.

Sipas RIVM, që monitoron incidencat e gripit dhe coronavirusit, rreth 10% e njerëzve që kanë ankesa të frymëmarrjes janë testuar pozitivë për coronavirus.

“Shifrat nuk janë alarmante në vetvete, por do të bënim mirë të kuptonim se një ftohje mund të jetë coronavirus”, citohet të ketë thënë infektologia në spitalin mësimor Radboud, Chantal Rovers.

Madje Rovers ka thënë se njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se një infeksion mund të ketë pasoja serioze për njerëzit që kanë komprometuar sistemin imunitar.

“Coronavirusi nuk është ende i njëjtë me një ftohje të zakonshme. Kjo mund të çojë në probleme afatgjata”, tha ajo. “Pra, qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë dhe punoni nga shtëpia nëse keni simptoma”. /Telegrafi/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights