Pse ndodhin ngërçet dhe kontraktimet muskulare

Kontraktimet muskulare mund të jenë të parehatshme dhe acaruese, megjithatë në disa raste ato mund të sinjalizojnë një problem serioz shëndetësor.

Kontraktimi në fjalë prek fibrat përbërës të muskujve. Fibrat mbahen nën kontroll nga nervat, dëmtimi apo stimulimi i të cilëve shkakton kontraktimin muskulor.

Lodhja
Lodhja nga aktiviteti i tejzgjatur fizik mund të shkaktojë kontraktime muskulare.

Përveç lodhjes, aktiviteti fizik mund të prishë ekuilibrat e elektroliteve në organizëm.

Mungesa e Gjumit
Transmetuesit nervorë luajnë një rol të rëndësishëm në transmetimin e informacionit nga truri tek nervat.

Mungesa e gjumit nënkupton akumulimin e tepërt të transmetuesve nervorë në tru.

Ndikimi është i menjëhershëm dhe shpaloset në formën e një tiku nervor në sy ose tik apo ngërç muskular.

Kafeina
Pirja e lëngjeve me kafeinë stimulon organizmin, por edhe shkakton kontraktime muskulare apo tik nervor.

Ekspertët rekomandojnë pirjen e sasive të kufizuara të pijeve me kafeinë.

Mungesa e Mineraleve
Mineralet si kalçiumi apo magnezi luajnë një rol thelbësor në shëndetin e muskujve.

Mungesa e këtyre mineraleve shkakton kontraktime të muskujve.

Mungesa e magnezit në veçanti shkakton kontraktime në çdo pjesë të trupit.

Mungesa e Vitaminës D.
Vitamina D është e rëndësishme për shëndetin e nervave dhe komunikimin mes trurit dhe muskujve.

Mungesa e kësaj vitamine shkakton dobësim dhe kontraktim të muskujve.

Ekspozimi i pakët në diell dhe ushqyerja e keqe janë dy ndër faktorët e mungesës së vitaminës D.

Dehidratimi
75 përqind e masës muskulare përbëhet nga uji.

Ai ndihmon në transportin e ushqyesve dhe mineraleve drejt muskujve.

Mungesa e ujit në organizëm shkakton dehidratim dhe rrjedhimisht kontraktime të muskujve.

Stresi dhe Ankthi
Stresi dhe ankthi shkaktojnë tension të lartë muskular.

Probleme të tilla shkaktojnë kontraktime afatshkurtra muskulare.

Përveç tyre, kontraktimi muskulor shkaktohet edhe prej disa medikamenteve të caktuara.

Sipas ekspertëve, kontraktimi muskular mund të jetë më shumë një efekt anësor ose një ndërveprim i gabuar me medikamentet.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here