Një mjeke ka paralajmëruar se pijet e gazuara dhe ato energjike, të konsumuar gjerësisht nga miliona njerëz, mund të kontribuojnë në rënien e flokëve tek meshkujt dhe të rrisin nivelin e ankthit.
Dr. Neena Chandrasekaran, specialiste në mjekësinë pulmonare dhe kujdesin intensiv, tha se studimet e fundit tregojnë një lidhje mes konsumit të këtyre pijeve dhe dobësimit të folikulave të flokëve. Ajo ndau paralajmërimin me mbi 152 mijë ndjekës në TikTok, si pjesë e serisë së saj “Gjërat që nuk t’i thotë askush”.
“Pijet e gazuara dhe pijet energjike shpesh përmbajnë shumë sheqer dhe aditivë që prishin ekuilibrin hormonal dhe dëmtojnë shëndetin e përgjithshëm,” shpjegoi Dr. Chandrasekaran, transmeton Korrespodenti.
@neenziemd Things they don’t tell you pt 383 Energy drinks and soda leads to hair loss and anxiety #hair #bald #hairtok #stress #energy #soda ♬ original sound – Neenz
Sipas saj, kafeina e lartë në këto produkte rrit kortizolin — hormonin e stresit — ndërsa sheqeri i tepërt lidhet me qarkullim të dobët të gjakut dhe inflamacion, faktorë që dobësojnë flokët. Kombinimi i kortizolit të lartë dhe sheqerit, tha ajo, mund të shtojë ndjeshëm ankthin dhe të mbistimulojë sistemin nervor.
“Gjendja e shtuar e stresit krijon më shumë inflamacion, gjë që nxit rënien e flokëve. Nëse vëreni rënie të shtuar të flokëve dhe ankth, ndaloni këto produkte,” theksoi ajo. /Korrespodenti