Inteligjenca artificiale zbulon ushqimin e së ardhmes, një sallatë me insekte

Imazhet e krijuara nga Inteligjenca Artificiale tregojnë se si mund të duket dieta ushqimore pas 30 vitesh, pasi do të jemi të detyruar të hamë në një mënyrë krejt ndryshe nga sot.

Një ekip ekspertësh në FixOurFood, një program kërkimor i udhëhequr nga Universiteti i York-ut, kanë sjellë në jetë menynë e vitit 2054, e cila përmban pjata të çuditshme si biftekët e krijuar në laborator, sallata me insekte, makarona bimore etj.

Këto krijime të pazakonta mund të zëvendësojnë pjatat tradicionale, besojnë shkencëtarët, pasi kanë gjurmë më të ulëta të karbonit, që do të thotë se mund të ndihmojnë në betejën kundër ndryshimit të klimës. Po a do të përshtatej njeriu me këto pjata që duket sikur janë pjesë e një kuzhine nga galaktikat e tjera?

Studimet tregojnë se mishi i kuq dhe bulmeti janë përgjegjës për një pjesë të madhe të emetimeve të gazeve serrë, ndaj zëvendësuesi më i mirë, sipas ekspertët, janë insektet. Karkalecat, krimbat dhe milingonat janë miqësore me mjedisin, sepse ato shfrytëzojnë më pak burime natyrore sesa rritja e bagëtive dhe janë gjithashtu një alternativë e shëndetshme. Madje tashmë janë shpallur si superushqimi i radhës sepse janë të mbushura plot me proteina, lëndë ushqyese, kalium, magnez dhe tri herë më shumë acide yndyrore.

Mishi i rritur në laborator është gjithashtu duke u shqyrtuar si alternativë, ndonëse ende është duke kaluar nëpër pengesa ligjore dhe rregullatorë, por deri në vitin 2054 ekipi mendon se do të jetë i disponueshëm për t’u blerë lirisht. Kjo metodë futuriste ofron një alternativë ndaj mishit të kafshëve të vërteta, ndërsa shijon pak a shumë njësoj.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here