Dita e Gastronomisë së Qëndrueshme

Sot është Dita e Gastronomisë së Qëndrueshme.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, “gastronomi e qëndrueshme” do të thotë kuzhinë që merr parasysh se nga janë përbërësit, si rritet ushqimi, si arrin në tregje dhe përfundimisht në pjatat tona.

Gastronomia shpesh i referohet ushqimit dhe kuzhinës lokale ndërsa qëndrueshmëria ka lidhje me mos shpërdorimin e burimeve natyrore dhe të sigurojë që në të ardhmen të evitohen dëmet për mjedisin ose shëndetin tonë.

Disa nga nismat e UNESCO-s që ndërgjegjësojnë lidhur me këtë ditë janë:

Nisja e Rrjetit të Qyteteve Kreative të UNESCO-s, i krijuar në 2004 për të ndarë praktikat më të mira dhe për të zhvilluar partneritete në 7 fusha krijuese. Që nga viti 2024, 49 qytete janë caktuar si Qytete Kreative të Gastronomisë;

Promovimi i energjisë së pastër për restorantet lokale (përdorni gaz dhe energji elektrike në vend të qymyrit, përdorni gaz natyror në vend të karbonit);

Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për gastronominë e qëndrueshme përmes kanaleve televizive ushqimore dhe shfaqjeve gastronomike dhe përmes ekspozitave kulturore ushqimore, të destinuara për industrinë ushqimore dhe fermerët.

Sa i përket FAO-s, Organizata promovon dietat e kulturës së gjelbër që nuk janë vetëm të shëndetshme, por të qëndrueshme dhe sugjeron që vendet që tashmë kanë udhëzime dietike duhet të fillojnë të marrin në konsideratë një proces të përfshirjes së qëndrueshmërisë në to./atsh

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here