Konsumi i ushqimeve dhe pijeve që përmbajnë ëmbëlsues artificialë është lidhur me një rritje të lehtë të rrezikut për kancer, sipas rezultateve të një studimi të madh kohortë franceze, të kryer nga studiues të Universitetit Sorbonne Paris Nord dhe Universitetit të Parisit, Francë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon që si të rriturit ashtu edhe fëmijët ta ulin konsumimin e sheqernave të lira në më pak se 10% të energjisë totale ditore. Si pasojë e këtyre rekomandimeve, industria ushqimore ka zhvilluar alternativa ndaj sheqerit, përfshirë ëmbëlsuesit artificialë, njëri prej të cilëve është aspartami, i përdorur që nga viti 1981 dhe i pranishëm në më shumë se 6,000 produkte ushqimore dhe pije.
Edhe pse aspartami përmban të njëjtin numër kalorish si sheqeri, ai është rreth 200 herë më i ëmbël. Potenciali kancerogjen i ëmbëlsuesve artificialë, si aspartami, ka qenë prej kohësh temë debati. Një rishikim shkencor i vitit 2014 sugjeroi se studimet e kryera në vitet 1970 nuk ofronin mbështetje të mjaftueshme shkencore për sigurinë e aspartamit dhe se të dhënat më të fundit mbi kancerogjenezën gjatë gjithë jetës, të realizuara në brejtës, tregojnë prova të qëndrueshme për potencialin kancerogjen të aspartamit.
Po ashtu, një rishikim i vitit 2021 mbi aspartamin dhe kancerin arriti në përfundimin se gjetjet e reja konfirmojnë se aspartami vepron si kancerogjen kimik te brejtësit. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse studimet te njerëzit tregojnë qartë një lidhje mes konsumit të ëmbëlsuesve artificialë dhe rrezikut për kancer.
Për shembull, një studim prospektiv i vitit 2012, i cili analizoi lidhjen midis konsumit të pijeve të gazuara me aspartam ose sheqer dhe rrezikut për kanceret hematopoietike, arriti në përfundimin se rreziku i vërejtur nuk mund të përjashtonte rastësinë si shpjegim. Në të kundërt, një studim tjetër raportoi se nivelet më të larta të konsumit të aspartamit nuk shoqëroheshin me rrezik më të madh për kanceret hematopoietike në përgjithësi.
Duke pasur parasysh këtë pasiguri shkencore, ekipi francez zhvilloi studimin aktual duke ndjekur në mënyrë prospektive pjesëmarrësit e studimit NutriNet-Santé. Ky studim u krijua për të vlerësuar, te të rriturit, lidhjet ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit.
Të dhënat mbi marrjen ushqimore u mblodhën në fillim të studimit dhe më pas çdo vit, duke përfshirë informacione mbi gjendjen shëndetësore, aktivitetin fizik, duhanpirjen dhe dietën, përmes pyetësorëve 24-orësh të rikujtimit ushqimor, të cilët lejonin vlerësimin e konsumit të ëmbëlsuesve artificialë.
Nëse marrim në shqyrtim faktet, më shumë se 10 mijë përbërës përfshihen në produktet e kujdesit për veten dhe të paktën 515 prej tyre përdoren çdo ditë nga një grua.
Gjëja më shqetësuese rreth gjithë kësaj është që 90 % e tyre nuk janë testuar për sigurinë dhe i vetmi studim që i ka marrë në shqyrtim ka zbuluar se elemente të dëmshëm të përfshirë në këto produkte mund të çojnë në defekte në lindje, mutacione gjenetike dhe kancer.
Këto janë 10 produktet më të rrezikshme që përdorim çdo ditë:
Deodorantët
Ato përfshijnë Parabens, produkte të naftës, alumin dhe triclosan, të cilët janë toksina të dëmshme që pasi hyjnë në yndyrën e qelizave poshtë krahëve dhe gjoksit, shkatërrojnë mjedisin e brendshëm.
Pasta e dhëmbëve
Përmbajnë sakarinë, fluorid dhe shumë produkte të tjerë të cilët shkaktojnë neurotoksicitet dhe kancer. Përdorni pastë dhëmbësh pa fluor dhe kimikate.
Kremi i diellit
Në verë, 70% e grave përdorin krem mbrojtës poshtë makeup-it. Këto produkte përmbajnë retinyl palmitate çka ndihmon tumoret e lëkurës.
Pudër
Përbërësi kryesor është magnesium silicate dhe shumë herë mund të kontaminohet me asbest. Gjithashtu shumë studime sugjerojnë se pudra e trupit lidhet me rritjen e rrezikut të kancerit ovarian.
Zbutësit
Këto produkte përmbajnë vajra mineral, arsenik dhe mbetje metalesh. Vajrat minerale lidhen me 23 sëmundje të ndryshme dhe problemesh shëndetësore. Në vend të tyre përdorni vaj kokosi të parafinuar.
Buzëkuqtë
Janë shumë toksikë dhe përmbajnë përbërës të rrezikshëm me shumicë.
Sprajet e flokëve
Këto produkte të kujdesit personal janë të mbushur me kimikate të rrezikshëm. Mund të shkaktojnë dëme të mëdha në mushkëri si dhe shumë ndjeshmëri kimike. Zgjidhni produkte organike.
Benzoyl Peroxide
Aplikim i këtij përbërësi për trajtimin e akneve apo fytyrave të yndyrshme mund të rrisë rrezikun e prekjes nga melanoma. Në vend të tij zgjidhni vajra esenciale me limon organik ose fara karote.
Mascara
Nëse e keni nuhatur ndonjëherë me siguri e mbani mend aromën e çuditshme, e cila vjen si pasojë e kimikateve pa fund kancerogjene. Zgjidhni produkt organik.
Kremra për zbardhim lëkure
Zakonisht përdoret për të trajtuar lëkurat me probleme në pigment. Shumica e tyre përmbajnë sasi të mëdha mërkuri.
/Korrespodenti
