Zoti i bekoftë burrat që e dinë çka duen

Zoti i bekoftë burrat që e dinë çka duen,
ata që bajnë marrëzi veç me të pa gjysëm ore,
që i bien derës në mes të natës,
e mbasi ua ke hapë të mbulojnë me puthje.

Zoti i bekoftë burrat që të surprizojnë,
që munden me jetu edhe pa ty
por nuk asht kjo ajo çka duen.

Ata që të zgjedhin veç pse je e komplikueme,
që të çojnë në të s’amës
dhe në çastin që po të humbin
kthehen me të marrë pa thanë asgja.

Se burra të mbushun me vedi gjen në çdo cep,
por burra të mbushun me ty,
beh, janë gjaja ma e bukur që mundet me të ndodhë!

Nga G. Sanfilippo
Përshtati në shqip Arjola Zadrima

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here