“Jetoj në një qytet…”, poezinë e Skënder Rusit e lexon Leka Sefla

Jetoj në një qytet në formë zemre,
Ku kitarat netëve marrohen!
Ku djemtë nuk rrinë pa të shkelur syrin,
Dhe vajzave ju pëlqen të ngacmohen!

Jetoj në një qytet që dremit,
Dhe zgjohet mbi supin e një mali.
Ku dielli para se të nisë udhëtimin,
Çlodhet pak mbi sup të një ushtari!

Jetoj në një qytet që më deh,
Jo me vodkë, por me dashuri!
Ku çdo grua, në sy, nuk të sheh,
Po të ndjek me sy, kur s’sheh ti!

Jetoj në një qytet që m’i fal,
Të gjitha marrëzitë që kam bërë!
E ç’ta fsheh, edhe unë jam mëkatar,
Ndaj dhe falem siç falen të tërë!

Jetoj në një qytet që e dua,
Brenda zemrës së tij kristal!
Dhe druhem, a do arrij dot,
Që famë, nga fama ime t’i fal!

Jetoj në një qytet ku nesër do të kem,
Patjetër emrin e një rruge!
Po të më pyesni kë do zgjedh, do t’ju tregoja atë,
Që në vend të gurëve është e shtruar me puthje.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here