Ja disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Mënyra më e mirë për t’u hakmarrë ndaj një armiku është të sillemi ndryshe nga ai./ Mark Aureli
Armiku i padukshëm është armiku më i frikshëm./ George R. R. Martin
Librat dhe njerëzit kanë të njëjtët armiq: zjarrin, lagështirën, kohën dhe përmbajtjen e tyre./ Paul Valery
Kur armiku të ka lavduar, diku patjetër ke gabuar./Amintore Fanfani
Nëse nuk ke armiq, do të thotë se ke gabuar gjithçka./ Giovanni Arpino
Fali armiqtë e tu, por mos ua harro emrat./John Fitzgerald Kennedy
Për çdo dhjetë shaka që bëni, ktheni njëqind persona në armiq./ Laurence Sterne
Dashuria dhe arsyeja janë armiq të betuar./ Pierre Corneille
Dëgjoji mirë armiqtë e tu, sepse ata janë të parët që i zbulojnë të metat tua./ Antisteni
Armiku bëhet i tmerrshëm vetëm kur fillon të ketë të drejtë./ Jacinto Benavente