E pyetën një burrë të mençur: A qajnë burrat?
Ai u përgjigj: Po. Burrat qajnë:
Kur u vdesin nënat
Kur humbasin baballarët
Kur u sëmuret një nga fëmijët
Kur u martohen vajzat
Kur mohohen nga fëmijët
Kur shtypen, zhgënjehen dhe jetojnë në mjerim
Kur dështojnë në plotësimin e nevojave bazë të fëmijëve të tyre
Kur detyrohen të braktisin vendlindjen dhe të ndahen nga të dashurit e tyre.
Po, qajnë burrat, por në errësirë, kur bie shi dhe mbi jastëk. Lotët e burrit nuk dalin nga sytë dhe të rrjedhin mbi faqe, ku i shohin të gjithë. Lotët e burrit dalin nga zemra dhe rrjedhin mbi zemër. Efekti i tyre shfaqet nëpërmjet psherëtimave, vështrimeve, rrudhave të fytyrës, thinjave të flokëve dhe dridhjeve të duarve.
Kjo është e qara e burrave. / (Arabe)
Përktheu: Elmaz Fida