Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në 581 vjetorin e Besëlidhje së Lezhës, ka thënë se shënoi krijimin e një aleance të fuqishme politike e ushtarake.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se mesazhi historik që vjen nga Kuvendi i Lezhës, bashkimi bën fuqinë, siç u shpreh ai, nuk e ka humbur asnjëherë vlerën dhe rëndësinë e tij.
“581 vite më parë, nën udhëheqësinë e Gjergj Kastriotit, u mbajt Kuvendi i Lezhës, i cili shënoi krijimin e një aleance të fuqishme politike e ushtarake, për t’iu kundërvënë pushtimit e mbrojtur trojet e të parëve”.
“Mesazhi historik që vjen nga Kuvendi i Lezhës, – bashkimi bën fuqinë- nuk e ka humbur asnjëherë vlerën dhe rëndësinë e tij. Shqipëria, bëhet më e fortë, më e sigurtë dhe më e begatë, nga kontributi i gjithësecilit, nga bashkimi i energjisë pozitive të të gjithë shqiptarëve, kudo ata janë”, ka shkruar tutje Begaj.