Pronto mafia dhe Albini

Shkruan: Atdhe Gjoci

Nga pronto mafia me gramatikë po tentojnë të kalojnë në pronto mani, mercenarët para, gjatë dhe pas çlirimit, duke e shpërblyer veten dhe argatët e tyre me fabrika, dyqane, poste publike, veteranë të rrejshëm, me prona publike të privatizuara me 3 deri 4 euro metrin katrorë, privatizime me nga 50 euro arin e tokës e pastaj duke Ia shituar ato po këtij shteti me nga 5000 euro arin në shpronësim autostradash.

Këta janë vet ligji, polici, akademiku e profesori, gjithçka sillet rreth tyre se ata janë zoti i këtij vendi dhe ne ua paskemi borxh jo vetëm jetën tonë, por edhe të brezave në ardhje, pasardhësve të tyre që do i lënë në fronin e uzurpimit. Dhe po këta njerëz kërkojnë votë qytetare me qëllimin e vetëm ç’kapjen e shtetit, luftimin e korrupsionit, nepotizmit, e krimit të organizuar. Premtim ky sa hiporkrit aq edhe i çmendur, e i çmendur duhet të jesh për ta besuar. Metamorfozë e pa ndodhur ndonjëherë.

Me qenë se gjarprit po i thyhen dhëmbët dita-ditës, me gjithatë, ai po kafshon sa për të treguar se është gjallë, duke na dërguar selamet e fundit nga KQZ dhe PZAP.
A po i kthehen strofullës së gjarprit argatët e vet? Shumë të freskët e kemi rastin e aderimeve të fundit ku kemi edhe drejtor policie që tani u kthy në strofull dhe kandidon për deputet.
Arta Rama nuk u kthy.

Me sa duket aty ku e dërgoi gjarpri në krye të gjykatës kushtetuese kontribuon më shumë se sa të kthehet në strofullën e dikurshme të gjarprit.

Pronto mafia dhe kameleonomania e Isa Mustafës, kapi, zhvati e shtrydhi çdo segment të jetës së qytetarit në Kosovë.

Duke filluar që nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e kapur nga LDK me klikën e Isës dhe disa partizanëve të pronto mafias që tash jetojnë në një habitat të lumtur ku ndahen interesat e përbashkëta klanore. Pastaj kapjen e sistemit gjyqësor, policor, shëndetësor, arsimin, agjencinë e privatizimit, AKI, madje edhe sektorin e higjienës publike e kanë kapur.

A është sot LDK, LDK’ja e Ibrahim Rugoves, Femi Aganit, Xhemajl Mustafës e plotë burrave të devotshëm që nuk jetojnë më?

Kush po e vret sot LDK’në?

A do të thotë se përfaqësoni frymën rugoviane vetëm se e mbakeni stemën e LDK’së për kamuflim dhe përfitim votash?

A ka ngel një pikë rugozvizmi në LDK?

Ekuivalenti i rugovizmit është parimi, kauza e drejtë, dinjiteti e partneriteti, e nuk është servilizmi e as pazari në emër të rugovizmit për përfitime klanore, elektorale, etj.

Po cila është LDK’ja e vërtetë?

Ajo sot është trimoshe, burravece që në rrugë si ndihet zëri, të tjerët edhe veshin ja ngrehin e nuk ndihen për së gjalli, e kur të kthehet në shpi nga mllefosja dhe ultësia i rrahë familjaret e vet. Sot LDK është shnëndrru në arenë rrahjesh dhe thymje karrigash e tavolinash si “pevaqicat” pas një dehje maratonike. Sot LDK është si kameleoni që adaptohet vartësisht prej koloritit ku gjendet.

A do te ishte LDK e lidhur nyje me pronto mafian sikur të ishte Rugova, Agani e plotë burra të devotshëm të asaj kohe gjallë?

Pikërisht kjo është arsyeja se ata u ekzekutuan që sot të bëhen bashkë dhelpra e gjarpri. Kafegjinjtë e LDK’së akuzojnë hapur se pronto mafia ua ekzekutoi njerëzit më të devotshëm dhe këtë e bëjnë në kohë fushatash elektorale dhe sapo të numërohen votat prapë i ngjizin interesat klanore.

Po gjithë kjo dashuri klanore a do shkatërrohet në ditën e të dashuruarve me 14 shkurt?

14 shkurti është dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme, duke përfshirë dërgimin e kartolinave, luleve apo çokollatave. Po juve çka do ju japin pos ndëshkimit. Juve edhe të dashurat në ditën e të dashuruarve do ju tradhëtojnë, se tradhtari tradhëtohet.

Dashuria e pa pjekur thotë “të dua sepse kam nevojë për ty, ndërsa ajo e pjekur thotë të dua sepse të dua”. Dashuria është e vetmja në këtë botë që nuk dhemb, por ju e tradhtuat dhe ajo do të ju dhemb pikërisht në ditën e të dashuruarve.

Kujt do t’ja japin dhuratat qytetarët pos vetes së tyre. E them vetes se Albini është vet ju, është populli, sakrifica, qëndresa dhe kauza e pa shuar.

Kush është Shën Valentinë i ynë sot?

Është e sigurt se ju nuk jeni, është njeriu i vetem i popullit dhe Lëvizja që buroi po nga populli, VV dhe Albini.

14 shkurti do të sjell edhe votat e mërgatës qe ju kolltukofokët i quani gërrnaq, njerëzve të lopatave analfabetë. Mërgata sipas jush duhet vetëm para të sjell në Kosovë dhe mos të ketë të drejët vote, çfarë maskarade e hipokrizie.

Robert Gervaso thotë: “Në demokraci, qeveritarët rrallëherë janë më tëe keqinj se të qeverisurit”.

Ps: Demokracia duhet fituar, diktatura meritohet.

Isë, është dashur të sakrifikosh mustaqet që ta shpëtosh partinë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights