Ngjarje e fundit politike dhe fushata elektorale që po zhvillohet kokë më kokë nga partia në pushtet dhe opozita, e kan nxitur akademikun Rexhep Qosja të reagojë duke ofruar për lexuesit shembuj dhe krahasime duke e sjellë në kujtesë ditën e 7 shkurtit 1795 kur Maximilian de Robespierre foli para popullit për Parimete Moralit në politikë. Në vazhdim mund ta lexoni artikullin e Qoses të ilustruar edhe me foto nga libri i Maximilien de Robespierre:
Në këtë ditë, më 7 shkurt 1794, Maximilien de Robespierre mbajti fjalimin e tij të famshëm Mbi Parimet e Moralit në Politikë, ku përshkroi vizionin e tij për VIRTYTIN dhe DREJTËSINË si themel të qeverisjes së mirë.
Pa këtë themel, korrupsioni lëshon rrënjë, duke gërryer bazat e drejtësisë dhe demokracisë.
Më shumë se dy shekuj më vonë, në këto kohë të trazuara, fjalët e tij ende nxisin përsiatje dhe debat.
A nuk është korrupsioni tradhtia më e madhe ndaj popullit dhe kërcënimi më i rëndë për demokracinë?
Çfarë domethënie ka ky fjalim për ne sot?
Le të reflektojmë mbi idealet dhe kontradiktat e historisë.
E ardhmja e republikës sonë varet nga kjo!






