Kosova 2023: Kërkojmë punëtorë!

Shkruan: Bernard Nikaj

1.

Fluturimi nga Vjena për Prishtine, vazhdon te mbetet njeri nder fluturimet me te larmishme drejt Prishtinës. Aty gjithmonë mblidhet një kombinim interesant i udhëtareve te ardhur nga vende te ndryshme qe ja mësyjnë Kosovës për arsye te ndryshme. Mërgimtare qe vijnë për pushime, ndërkombëtarë qe po fillojnë misionet e tyre ne njërën nga organizatat e shumta ne Kosovës, por ne te njëjtën kohe edhe shume ndërmarrës, zyrtar qeveritar e qytetar qe kthehen ne Kosove nga udhëtimet neper Evrope për arsye te ndryshme.

Ne një fluturim te tille, javën e kaluar, e takova një mik te kamotshëm, ndërmarrës te suksesshëm te cilin nuk e kisha pare për një kohe te gjate. Dhjete vite me pare, kur ishim ne vazhdën e shume projekteve ne Ministrinë e Tregtisë e Industrisë, takoheshim shume shpesh për te diskutuar nevojat dhe kërkesat e sektorit privat.

“Qysh po shkon puna?” e pyeta për kordialitet. “Vështire u bo, shume” ma ktheu ai. “ Jemi mbet pa punëtore. Nuk po mundemi me nise e as me u zotu për asnjë projekt te madh, sepse s’po ka punëtor. Nuk e kam asnjë punëtor qe e ka pagën me te ulet se 400 euro edhe prape s’po gjejmë mjaftueshëm. Posaçërisht ne ndërtimtari është bere shume vështire. Aty as me 1000 euro nuk ka punëtor.”

Biseduam për një kohe për ambientin e te berit biznes ne Kosove. Ai si gjithmonë, ishte plot ide, plot iniciativa, por edhe plot brenga e ankesa për zhvillimin ekonomik ne Kosove. Përderisa çështja e fuqisë punëtore ishte ne qendër te brengave te tija, biseduam edhe për shume çështje tjera nga politikat zhvillimore te qeverise, vizioni për një tranzicion te gjelbër te ekonomisë e shume çështje tjera.

Duke qene qe kam kaluar një kohe te konsiderueshme vitet e fundit duke biseduar për çështje te politikes se jashtme, dialogut dhe çështje tjera politike, u kënaqa duke biseduar për ekonominë.

Sikur u ktheva ne një kohe e ne një atmosfere, kur ekonomia zinte një vend te rëndësishëm ne diskursin publik ne Kosove.

Mu kujtua qe ka kohe qe ekonomia është shtyre ne rend te dyte. Diskursi publik, por edhe unë, seç jemi habitur pas çështjeve politike, duke harruar atë shprehjen qe i atribuohet Presidentit Bill Clinton: It is the economy, stupid (është ekonomia, i marre).

2.

Vite me pare, ne kohen kur punoja ne Ministrinë e Tregtisë e Industrisë, patëm ndërmarre një fushate te gjere e cila kishte për qellim promovimin e potencialit për investime ne Kosovë para investitorëve te huaj. Se bashku edhe me përfaqësitë diplomatike te Kosovës ne vende te ndryshme te botes, patëm organizuar një seri forumesh te cilat grumbullonin investitorë te huaj, investitorë tanë qe ishin te suksesshëm ne vendet ku jetonin, por edhe grupe te interesuara rreth Kosovës dhe potencialeve qe ofrohen.

Narrativi i prezantimeve, pak a shume, fokusohej ne këto pika: Kosova është një vend me pozite te volitshme gjeografike, me stabilitet politik, legjislacion te përafruar me Bashkimin Evropian, ka Euro-n ne përdorim, resurse te bollshme natyrore dhe mbi te gjitha kosto te ulet te operimit.

Nder pikat kryesore te kësaj kostoje te ulet te operimit, ishin ngarkesa e ulet tatimore por gjithashtu edhe fuqia punëtore e bollshme dhe konkurruese edhe me çmim edhe me kualifikime me vendet tjera te regjionit por edhe me vende qe tanimë ishin pjese e Bashkimit Evropian (si p.sh. Rumania e Bullgaria).

Duke i përsëritur shpesh, kishim filluar edhe vet ti besojmë këto përparësi te shkëlqyeshme te Kosovës ne raport me vendet tjera.

Edhe shume vite me vone, edhe ne Bruksel edhe ne Luksemburg, jam takuar me shume ndërmarrës dhe përherë ju kam shpjeguar për këtë ambient te shkëlqyeshëm biznesi te Kosovës.

Disa nga ata qe kishim takuar nder vite, edhe kishin investuar ne Kosove. Disa nga ta ishin zgjedhur edhe Kryetare Komunash. Jam i bindur qe edhe sot zyrtare te institucioneve te vendit tone vazhdojnë te takojnë investitorë, t’ju prezantojnë mundësitë dhe te shpresojnë qe disa nga ata edhe do te vine ne Kosove.

Mirëpo, realiteti dhe narrativi janë shpesh ne kundërshti njëra me tjetrën.

3.

Javën e kaluar isha ne Gjakove. Viteve te fundit Gjakove ka pësuar ndryshime te dukshme. Si për nga investimet ne infrastrukture, po ashtu edhe për nga zhvillimi i kapaciteteve prodhuese. Duke ndërtuar mbi traditën prodhuese, kapacitetet e industrive te mëhershme si dhe nga investimet e konsiderueshme private vendore, sot Gjakova ka një numër te kompanive te suksesshme te cilat jo vetëm qe prodhojnë, por shumicën e prodhimit te vet e eksportojnë ne vende te ndryshme te botes.

Mirëpo, ky zhvillim i hovshëm i viteve te fundit po ngadalësohet edhe për shkak te mungesës se fuqisë punëtore. Për te zëvendësuar këtë mungese një numër i kompanive kane filluar te sjellin punëtorë nga jashtë.

“Çka ka te re?” e pyeta babën, javën e kaluar. “ Krejt me te vjetra. Përveç qe ne mëhallë kane ardhe një numër i njerëzve nga Bangladeshi. Po punojnë ne njërën nga fabrikat e po jetojnë këtu afër nesh.”

“Ani mire shume” i thash unë. “Tani mund te kuptoni se si ndihen Gjermanet kur pranojnë emigrantë nga e gjithë bota.”

Përtej shakasë sime familjare, shume shpejt, nëse vazhdon trendi i tanishëm i largimit te rinjve nga Kosova e se bashku me te edhe mungesa e punëtoreve ne tregun vendor, zhvillimi ekonomik i vendit tone do te varet nga punëtoret qe do te mund te sigurojmë nga vendet e ndryshme te botes.

Kosova tanimë nuk mund te konkurrojë me fuqi punëtore. Ajo as nuk është e mjaftueshme, as e lire e as e kualifikuar si duhet.

Sot, Kosova po e humb aftësinë e vet për te konkurruar me ekonomitë tjera me shpejtësi. Jo vetëm qe nuk kemi fuqi punëtore te mjaftueshme, por edhe produktiviteti dhe përgatitja e fuqisë punëtore nuk është ne përputhje me kërkesat e tregut vendor apo atij ndërkombëtar. Mbi te gjitha, kostoja e fuqisë punëtore ne Kosove nuk është ne përputhje me produktivitetin e saj.

Qëndrimet ne këtë tekst janë te autorit dhe nuk përfaqësojnë qëndrimet e asnjërit nga institucionet me te cilat është i asocuar autori.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here