Informacioni si armë në duart e populistëve të djathtë

Populizmi në fushatat elektorale në Kosovë ka marrë një rëndësi të veçantë koheve të fundit, duke reflektuar transformimet sociale dhe politike që ka përjetuar vendi. Ky fenomen karakterizohet nga një qasje që e paraqet politikën si një përballje midis “popullit” dhe “elites” së ndarë nga ta. Politikanët, shpesh herë, shfrytëzojnë emocionet dhe frustrimet e qytetarëve për të krijuar një lidhje të ngushtë me elektoratin, duke ofruar një narrativë që thekson pabarazitë sociale, ekonomike dhe politike.
Populizmi shfrytëzohet për mobilizimin dhe përfitimi e masave. Ndaj është e rëndësishme të shtrojmë për diskutim përdorimin dhe keq përdorimin e informacionit nga populistet.

Nëse njerëzit nuk tregohen të kujdesshëm, mund të shkrihemi në rrjedhën e informacionit si një copëz tokë në rrjedhën e një lumi, dhe se në mënyrën se si organizohet e lidhet gjithçka, njerëzimi do të jetë veçse një gurgullimë brenda rrjedhës kozmike të të dhënave.
Shumë nga skenarët që dukeshin si fantazi shkencore në vitin 2016, të tillë si algoritmet që mund të krijojnë art, që maskohen si genie njerëzore, që marrin vendime jetësore kyçe për jetën tonë dhe që dinë më shumë rreth nesh nga sa dimë ne për veten, tashmë në vitin 2025 janë realitet i përditshëm.
Kriza ekologjike është intensifikuar, tensionet ndërkombëtare janë përshkallëzuar dhe vala populiste ka minuar kohezionin edhe të demokracive më të forta. Populizmi gjithashtu ka ngritur një sfidë radikale ndaj pikëpamjes naive të informacionit. Udhëheqës populistë, si Donald Trump e Jair Bolsonaro dhe lëvizjet populiste në Europë dhe teoritë e konspiracionit, si QAnon dhe kundërshtuesit e vaksinave, argumentojnë se të gjitha institucionet tradicionale që fitojnë autoritet përmes mbledhjes së informacionit dhe zbulojnë të vërtetën, thjesht gënjejnë. Zyrtarët, gjykatësit, mjekt, gazetarët dhe ekspertët akademikë janë elita kabale. Të cilat nuk kanë asnjë interes për të vërtetën dhe përhapin me dashje keqinformim për të fituar pushtet dhe privilegje për veten e tyre në kurriz të “njerëzve”. Mirëpo populizmi – si botëkuptim kundër elitave dominuese – i ka paraprirë me kohë Trump-it dhe plot figurave politike në botë duke perfshir edhe Ballkanin, dhe hapsiren mbarëshqiptare.
Shkurt, populizmi e sheh informacionin si një armë.
Populizmi thekson se nuk ka një të vërtetë objektive dhe se kushdo e ka të vërtetën e tij’, të cilën e përdor. Një klikë apo fraksion i fshehtë politik për të mposhtur kundërshtarët. Sipas kësaj pikëpamjeje, pushteti është i vetmi realitet. Pretendimi se mund të jenë të interesuar për diçka tjetër, si e vërteta apo drejtësia, nuk është gjë tjetër veçse një dredhi për të fituar pushtet. Emra të tillë si “fakte” dhe mbiemra të tilla të “saktë” dhe të vërtetë” bëhen të pakuptueshëm. Fjalë të tilla nuk merren si një tregues i një realiteti të përbashkët objektiv. Përkundrazi, çdo diskutim mbi fakte” apo të vërteta” me shumë gjasa do të nxisin të paktën disa njerëz të pyesin: “Fakteve të kujt dhe të cilës së vërtete po i referohesh?”. Duhet theksuar se kjo pikëpamje thellësisht skeptike e informacionit e përqendruar te pushteti, nuk është një fenomen i ri dhe nuk është shpikur nga ata që janë kundër vaksinave, apo nga ata që besojnë se Toka është e sheshtë. Pikëpamje të ngjashme janë përhapur shumë kohë më parë se viti 2016, duke përfshirë edhe disa nga mendjet më të ndritura. Në fund të shekullit të njëzetë, për shembull, intelektualët e së majtës radikale, si Michel Foucault dhe Eduard Said, pretendonin se institucionet shkencore, si klinikat dhe universitetet, nuk janë në kërkim të së vërtetës objektive të përjetshme, por e përdorin pushtetin e tyre per ta parë këtë të vërtetë në shërbim të elitave kapitaliste dhe kolonialiste.
Kjo linjë e veçantë e të menduarit të majtistëve radikalë daton qe nga koha e Karl Marksit, i cili në shekullin e nëntëmbedhjete argumentonte se pushteti është i vetmi realitet, se informacioni eshte një armë dhe se elitat që pretendojnë se i shërbeinë së vërtetës dhe drejtësisë, në fakt ndjekin privilegje të ngushta klasore. Sipas Manjes komunist të vitit 1848: “Historia e deritashme e të giitha shoqërive që ekzistojnë, është ajo e shtypjes së klasave. Të lirët dhe skllevërit, zotëria dhe shërlbyesi, mjeshtri dhe ustai, me pak fjalë shtypësi dhe i shtypuri qëndronin gjithnjë në kundërshti të vazhdueshme përballë njëri-tjetrit, të mbërthyer në një dyluftimn herë të hapur, e herë të fshehur. Ky interpretim i historisë nënkupton se çdo ndërveprim njerëzor është një luftë për pushtet mes shtypësit dhe të shtypurit. Rrjedhimisht, kurdo që dikush thotë diçka, pyetja që duhet bërë nuk është:
“Çfarë po thuhet? A është e vërtetë?”. Por duhet pyetur: “Kush po e thotë? Privilegjeve të kujt u shërben ajo?”, Populistët e krahut të djathtë, ka pak gjasa ta kenë lexuar Foucault-in apo Marksin dhe në fakt e prezantojnë veten si antimarksistë të thekur. Ata gjithashtu dallojnë shumë nga marksistët në politikat e sugjeruara prej tyre në fusha si taksimi dhe ndihma sociale. Kurse pikëpamja e tyre bazë ndaj shoqërisë dhe informacionit është çuditërisht marksiste, duke i parë të gjitha ndërveprimet njerëzore si një vuajtje për pushtet mes shtypësit dhe të shtypurit. Në vitin 2017, Trump deklaroi se: “Një grup i vogël në kryeqytetin e kombit tonë ka korrur fitoret e qeverisë, kurse populli ka mbajtur peshën e shpenzimeve.” Një retorikë e tillë është elementi bazë i populizmit, të cilin studiuesi politik Cas Mudde e ka përshkruar si një “ideologji që e konsideron shoqërinë përfundimisht të ndarë në dy grupe homogjene dhe antagoniste, në ‘njerëzit e pastër’ përballë ‘elitës së korruptuar” Ashtu siç marksistët pretendojnë se media funksionon si një zëdhënëse për klasën kapitaliste, dhe se institucionet shkencore, si universitetet, përhapin keqinformim për të vijuar kontrollin kapitalist, populistët akuzojnë të njëjtat institucione se punojnë për të përparuar interesat e “elitave të korruptuara” në kurriz të “njerëzve”. Populistët esë tashmes gjithashtu vuajnë nga e njëjta mungesë koherence që ka munduar edhe lëvizjet radikale anti-establishment në brezat paraardhës. Nëse pushteti është i vetmi realitet dhe nëse informacioni është thjesht një armë, çfarë do të thotë kjo për vetë populistët? A janë edhe ata gjithashtu të interesuar vetëm për pushtet, apo na gënjejnë edhe ata për të fituar pushtet?

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here