Zyrtarizohet bashkimi i “Ideal”-it me PDK-në në Skenderaj, Lushtakët ia shtrijnë dorën njëri-tjetrit

Subjekti politik “Ideal”, i cili prej vitesh ka vepruar në Komunën e Skenderajt, sot i është bashkuar PDK-së.

Lajmin për bashkimin për unifikimin e degës së PDK-së në Skenderaj e ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri.

Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se ky bashkim do të forcojë PDK-në.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot, Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj iu bashkua edhe subjekti politik “Ideal”, i cili prej vitesh ka vepruar në këtë komunë. Ky subjekt udhëhiqej nga njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Nuredin Lushtaku.

Pjesë e këtij subjekti kanë qenë shumë gra e burra që kanë dhënë kontribut të çmuar e të pandërprerë për Skenderajn dhe Kosovën. Nga sot, këto personalitete i bashkohen PDK-së, ndërsa subjekti “Ideal” përmbyll veprimtarinë e tij politike. Në zgjedhjet e 12 tetorit, ata do të mbështesin kandidatin e PDK-së për Kryetar të Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtakun.

Mirë se erdhe në shtëpinë tënde, gjeneral Nuredin Lushtaku! Pata kënaqësinë që në këtë aktivitet të jem së bashku me deputetin Përparim Gruda dhe anëtarin e Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Tahiri.

Subjekti politik “Ideal” ishte krijuar para 4 viteve nga Bekim Jashari, djali i heroit Hamës Jashari, ish-deputeti i PDK-së, Nuredin Lushtaku.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME