Situata me zjarret në Shqipëri mbetet kritike, ndërsa forcat e emergjencës po përballen me dy fronte të rrezikshme në Gramsh. Autoritetet kanë dhënë urdhër evakuimi për banorët e tre fshatrave: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për të shmangur rreziqet e flakëve që po përparojnë me shpejtësi.
Në terren janë angazhuar 80 forca të Forcave të Armatosura së bashku me njësitë vendore, të cilat punojnë pa ndërprerje për izolimin dhe shuarjen e zjarreve. Ndërkohë, në orët në vijim pritet nisja e operacioneve ajrore për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të mbrojtur banesat dhe infrastrukturën.
Autoritetet apelojnë për bashkëpunim maksimal nga banorët dhe vënë në dispozicion të gjitha burimet për menaxhimin e situatës emergjente.