Kuvendi i Kosovës ka votuar sot zyrtarisht formimin e qeverisë së re, e cila do të udhëhiqet nga Kryeministri Albin Kurti.
Në seancën e mbajtur për votimin e ekzekutivit të ri, kabineti qeveritar “Kurti 3” mori besimin e deputetëve me 66 vota për, 49 kundër dhe asnjë abstenim.
Procesi i votimit pasoi prezantimin e programit qeverisës nga ana e mandatarit Kurti dhe fjalës së deputetëve të opozitës.
