Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 17:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se deri në orën 17:00, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet lokale ka arritur në 32.30%.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, komuna me daljen më të lartë deri në këtë orë është Mamusha, ku kanë votuar 64.61% e qytetarëve të regjistruar.

Ndërkohë, pjesëmarrja më e ulët është shënuar në Skenderaj, me vetëm 23.61% të votuesve që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor deri në këtë moment.

Procesi i votimit vijon pa ndërprerje në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa kutitë e votimit pritet të mbyllen në orët e mbrëmjes, sipas orarit të parashikuar.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME