Kthimi i Tajvanit tek Kina është një element kyç i rendit ndërkombëtar të pasluftës së Dytë Botërore.
Kështu ka deklaruar presidenti kinez Xi Jinping në një bisedë telefonike me homologun amerikan Donald Trump, ku gjithashtu ka sqaruar “qasjen parimore” të Pekinit sa i takon çështjes së Tajvanit.
“Kina dhe Shtetet e Bashkuara luftuan krah për krah kundër regjimeve fashiste dhe militariste dhe tani duhet të bashkëpunojnë për të garantuar sigurinë e rezultateve të arritura përmes fitores në Luftën e Dytë Botërore”, ka thënë Xi, i cituar nga rrjeti televiziv shtetëror kinez “CCTV”.
